Pse po ftohet entuziazmi për Inteligjencën Artificiale?
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...
Një hetim amerikan për një rrjet të dyshuar të kontrabandës së mikroçipave të avancuar drejt Kinës ka vë...
Oslo, Zyrihu, Amsterdami e Rejkjaviku ndër qytetet europiane më të sigurta për udhëtarët në vitin 2027, bazuar në pë...
Regjisori i njohur amerikan Michael Mann është dërguar në spital pasi ka qëlluar aksidentalisht veten në këmbë gjatë...
FBI tha se Koreja e Veriut është përgjegjëse për një sulm kibernetik që përfshin rreth 6,3 miliardë dollarë n&...
Protestat kundër rritjes së kostos së jetesës në Gjermani kanë përfunduar me incidente të dhunshme, pasi grupe protestue...
Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e djeshme në Tiranë, duke ngritur shqetësime për pretendimet e org...
Shpërthimi i Ernest Muçit në javët e fundit po lumturon të gjithë tifozët e Trabzonspor, pasi ekipi po ecën me hapin e...
Qytetarët janë mbledhur sërish në qendër të Prishtinës për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e...
Autoritetet ruse mbyllën përkohësisht parkun-muze Tsaritsyno në Moskë, pas paralajmërimeve për një kërcënim t&...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk është i sigurt nëse është i mundur përfundimi i luftës në Ukrainë përmes negociatave. Ndërkohë, zyrtarë evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se diplomati i lartë amerikan ka shprehur privatisht dyshime edhe për pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-ës, që do të mbahet në dhjetor në Majami.
Zyrtarët evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se Rubio u kishte shprehur privatisht homologëve perëndimorë dyshimet e tij për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në muajt e ardhshëm. Këto diskutime u zhvilluan gjatë takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Atlanta, i cili përfundoi më 31 tetor.
Deklaratat publike të Rubios në konferencën përmbyllëse për media ishin dukshëm të rezervuara. I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse besonte se mund të arrihej një marrëveshje përmes negociatave, duke pasur parasysh se Moska nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj, ai tha se Uashingtoni ende po përpiqet të përcaktojë nëse një marrëveshje është e mundur.
“Nuk e di nëse paqja përmes negociatave është e arritshme në Ukrainë. Këtë po përpiqemi ta zbulojmë”, tha Rubio. “Nuk mendoj se dikush këtu po pretendon se jemi në prag të një marrëveshjeje përmes negociatave”.
Ai tha se të dërguarit e presidentit Donald Trump, përfshirë Jared Kushnerin dhe Steve Witkoffin, po i kushtojnë një pjesë të madhe të kohës çështjeve të Ukrainës dhe Iranit. “Por nuk jam këtu për t’ju thënë se jemi në prag të një marrëveshjeje të tillë”, tha Rubio, duke shtuar se shpreson që përfundimisht të arrihet një marrëveshje.
Ai sqaroi gjithashtu se negociatat për Ukrainën nuk ishin diskutuar gjatë takimit të G20-ës në Atlanta.
Ftesa për Putinin në Majami
Rubio ishte po aq i kujdesshëm kur u pyet nëse Putini do të merrte pjesë në samitin e dhjetorit, të cilin Trump planifikon ta organizojë në resortin në Florida.
“Nuk e di as nëse presidenti Putin do të vijë në Majami. Ata ende nuk na kanë njoftuar dhe as nuk e kanë konfirmuar”, tha ai.
Tre zyrtarët evropianë i thanë Radios Evropa e Lirë se Rubio kishte shprehur privatisht dyshime se presidenti rus do ta pranonte ftesën.
Ata thanë gjithashtu se sekretari amerikan i Shtetit kishte mbrojtur vendimin e administratës për ta ftuar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Atlanta, dhe për t’i dërguar ftesë Putinit, duke argumentuar se angazhimi diplomatik është i domosdoshëm për arritjen e një marrëveshjeje.
“Si mund të arrihet një marrëveshje përmes negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk ke mundësi të bisedosh si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën?”, pyeti më vonë Rubio, kur gazetarët këmbëngulën për këtë çështje.
Ai tha se Trump nuk e konsideron takimin apo bisedën me një udhëheqës të huaj si legjitimim të veprimeve të tij apo si pajtim me gjithçka që ai përfaqëson.
Rubio përmendi gjithashtu arsenalin bërthamor të Rusisë si një arsye për ruajtjen e komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe.
“Është gjithmonë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të kenë komunikim në njëfarë niveli, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit në të ardhmen”, tha ai.
Duke folur për kontaktet e tij me Lavrovin në Atlanta, Rubio tha se ata nuk kishin zhvilluar takim zyrtar. Sipas tij, kishin biseduar shkurtimisht për mundësinë e takimit të udhëheqësve të vendeve të tyre në samitin e ardhshëm të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), por nuk kishin bërë ndonjë zotim konkret lidhur me samitin e G20-ës
Sipas zyrtarëve perëndimorë, vlerësimi që Rubio kishte ndarë privatisht përfshinte edhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, të cilën ai, sipas tyre, e kishte cilësuar si jorealiste në një të ardhme të afërt dhe të papranueshme për Putinin.
Rubio, sipas zyrtarëve, kishte paralajmëruar se marrja nën kontroll e të gjithë rajonit të Donbasit nga Rusia nuk do t’i përmbushte ambiciet territoriale të Kremlinit. “Kjo nuk do t’ia shuajë oreksin Rusisë”, u kishte thënë ai evropianëve, sipas zyrtarëve.
Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me deklaratat private që i atribuohen Rubios.
Hapja e Detit të Zi
Ndonëse Rubio nuk shfaqi shumë optimizëm publik për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes, ai përmendi një synim më të kufizuar diplomatik, për të cilin Uashingtoni shpreson se mund të ketë rezultate: një armëpushim në Detin e Zi.
Gjatë bisedimeve në Atlanta, zyrtarët evropianë i bënë thirrje Moskës t’i ndalë sulmet që rrezikojnë transportin detar në këtë rrugë ujore strategjike, e cila është jetike për eksportet bujqësore të Ukrainës.
I pyetur nëse përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e një marrëveshjeje të tillë po fitonin vrull, Rubio paralajmëroi që mundësitë të mos mbivlerësoheshin. “Nuk do ta quaja vrull”, u tha ai gazetarëve, duke përshkruar në vend të kësaj interesimin në rritje të disa vendeve për të vepruar si garantuese apo ndërmjetësuese të një marrëveshjeje.
Ai tha se Uashingtoni po shqyrton propozimet e paraqitura nga Turqia dhe se edhe India kishte shprehur interesim për të ofruar ide. “Do të dëshironim ta arrinim këtë. Kjo nuk e zgjidh luftën, por të paktën zgjidh një aspekt të veçantë të saj”, tha Rubio.
Ai paralajmëroi se pengesat në transportin e drithërave dhe energjisë po shkaktonin pasoja serioze për vendet e cenueshme, veçanërisht për ato që varen nga importet e ushqimit. “Kjo po kërcënon sigurinë ushqimore të botës, si dhe një pjesë të sigurisë energjetike”, tha ai.
Kjo çështje u ngrit edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë bisedimeve me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Stamboll, më 31 tetor. Zelensky falënderoi Ankaranë për mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe përpjekjeve për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi.
Evropianët përballen me Lavrovin
Takimi në Atlanta nxori në pah ndasitë e thella mes Moskës dhe qeverive evropiane. Prania e Lavrovit bëri që disa delegacione të refuzonin pjesëmarrjen në fotografinë tradicionale familjare të G20-ës. Në fund, fotografia u anulua.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, e akuzoi Lavrovin se gjatë diskutimeve kishte paraqitur narrativa të rreme për luftën.
Kallas u tha gazetarëve se Rusia nuk dukej e gatshme për negociata paqeje, duke iu referuar intensitetit të vazhdueshëm të sulmeve ndaj Ukrainës.
Ndërkaq, Lavrov kritikoi atë që e quajti “bojkot arrogant” të Evropës dhe përgëzoi administratën Trump për gatishmërinë e saj për t’u angazhuar me Moskën.
Rubio tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të shqyrtuar mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, duke e cilësuar luftën si shkatërruese për të dyja vendet.
Ai përmendi sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe rritjen e numrit të viktimave civile, por edhe humbjet e mëdha ushtarake të Rusisë. Sipas vlerësimit të tij, rreth 20.000 rusë po vriten çdo muaj.
“Është një luftë shumë vdekjeprurëse dhe shkatërruese”, tha Rubio, duke paralajmëruar se çdo muaj shtesë i luftimeve do ta bëjë më të vështirë rindërtimin e Ukrainës në të ardhmen.
Ai tha se objektivi kryesor i Uashingtonit ishte të përcaktonte nëse mund t’i shfrytëzonte kontaktet me të dyja palët për të lehtësuar përfundimin e konfliktit.
G20 pa konsensus
Takimi dyditor i ministrave përfundoi pa një komunikatë të përbashkët, pasi mosmarrëveshjet për Ukrainën, Lindjen e Mesme, tregtinë dhe sigurinë detare i penguan ekonomitë më të mëdha të botës të arrinin pajtueshmëri.
Në vend të saj, presidenca amerikane e G20-ës e publikoi një deklaratë të kryesuesit, ku renditeshin prioritetet e përbashkëta, përfshirë sigurinë energjetike dhe ushqimore, mineralet kyç, zinxhirët e furnizimit dhe lirinë e lundrimit. Në deklaratë nuk përmendej Rusia, Ukraina apo lufta mes tyre.
“Nuk do të pretendoja sot se jemi afër gjetjes së zgjidhjeve që pranohen nga të gjithë për këto probleme”, tha Rubio.
Takimi në Atlanta ishte tubimi i fundit i nivelit të lartë i G20-ës përpara samitit të liderëve, që do të mbahet në Majami në mesin e dhjetorit.
Rubio tha se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një ftese për Zelenskyn që të merrte pjesë në samit, ndonëse theksoi se vendimi i takonte Trumpit. /REL
Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rus...
Ukraina ka përdorur dronë kamikazë të lëshuar nga balona meteorologjike në një sulm ndaj aeroportit më të ngarkuar ...
Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, ka bërë thirrje që Evropa të ndërtojë një kornizë të përbashkët ...
Në dy vitet e fundit, bota e teknologjisë u përfshi nga një prej valëve më të egra të euforisë në historikun e...
Kthimi i mundshëm i Vladimir Putinit në samitin e G20-ës në Florida në dhjetor rrezikon normalizimin e krimeve të luftës t&eu...
Opozita konservatore në Poloni ka ndërmarrë një nismë për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Donald Tusk, duke pa...
Një incident diplomatik ka shoqëruar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s, të zhvilluar në Atlanta të...
Përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake (GIP), Elico Fantuzzi zgjodhi të mos u përgjigjej pyetjeve, por të jepte deklarime spontane. Ai...
Përleshje u regjistruan në Hamburg dhe Frankfurt të shtunën (31 tetor), në përfundim të protestave mbarëkombëtare k...
Mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, kanë dalë në rrugët e Gjermanisë në kuadër të protestave të orga...