AKTUALITET

“Saimiri u varros pa zemrën”/ Misteri i vdekjes së shqiptarit në Spanjë, motra ngre akuza të forta: Pas 6 vitesh ende nuk kemi përgjigje

Piranjat Përditësimi i fundit 1 November 2026, 21:28
“Saimiri u varros pa zemrën”/ Misteri i vdekjes së

Gjashtë vite pas vdekjes së Saimir Sulës në Barcelonë të Spanjës, familja e tij vijon të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes misterioze.

I riu shqiptar humbi jetën në maj të vitit 2020, ndërsa pas kthimit të trupit në Shqipëri, familjarët zbuluan se zemra e tij mungonte.

Rasti është rikthyer në vëmendje përmes një investigimi nga mediat spanjolle, i cili ka shqyrtuar dokumente gjyqësore dhe materiale të lidhura me hetimet në të dyja vendet.

Saimir Sula kishte mbërritur në Barcelonë në fillim të vitit 2020, ku jetonte së bashku me motrën e tij, Majlindën. Ai fillimisht ishte marrë me shitjen e suvenireve dhe më pas kishte aplikuar për leje qëndrimi në Spanjë.

Në maj të atij viti, gjatë pandemisë COVID-19, Saimiri u shtrua në spital. Sipas rrëfimit të motrës, pak kohë më vonë ajo mori një telefonatë alarmante prej tij, ku i kërkonte të shkonte urgjentisht në spital, pasi pretendonte se po i rrezikohej jeta.

Kur Majlinda mbërriti në spital, vëllai i saj kishte ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi më 9 maj 2020, në ditëlindjen e saj.

Por misteri u thellua pas mbërritjes së trupit në Shqipëri, ku ekzaminimet zbuluan mungesën e zemrës. Sipas familjarëve, autopsia nuk kishte evidentuar shenja të qarta që të tregonin mënyrën se si ishte hequr organi.

Sipas investigimit, hetimi në Barcelonë përfundoi pa u konstatuar shkelje, ndërsa në Shqipëri Prokuroria e Tiranës vijon të ketë të hapur një çështje që lidhet me dyshimet për trafikim organesh.

Megjithatë, prokuroria shqiptare ende nuk ka administruar 14 prova të kërkuara, mes të cilave pamje filmike nga spitali, dëshmi të mjekëve dhe personave të tjerë, si dhe dokumentacionin e autopsisë fillestare.

Pas disa vitesh kërkimesh nga familjarët, në korrik të vitit 2023, Shqipëria arriti të merrte një zemër, e cila, sipas dokumentacionit të përmendur në investigim, kishte një datë vdekjeje të regjistruar më 22 prill 2020.

Kjo ka ngritur pikëpyetje të tjera, pasi Saimir Sula ndërroi jetë më 9 maj të po atij viti. Për shkak të vështirësive teknike, deri më tani nuk është arritur të kryhet identifikimi përmes analizës së ADN-së.

Avokati i familjes, Carlos Sardinero, pretendon se organi është mbajtur dhe administruar në kushte që kanë vështirësuar identifikimin e tij. Ai gjithashtu ngre shqetësime për mënyrën se si zemra është ndarë nga trupi pa u informuar ekspertët shqiptarë.

Në kuadër të investigimit janë shqyrtuar ekzaminime të kryera në Barcelonë, Tiranë dhe Bruksel. Sipas avokatit të familjes, raportet përmbajnë mospërputhje lidhur me gjendjen shëndetësore të të riut dhe shkakun e vdekjes.

Spitali ku ishte shtruar Saimir Sula ka deklaruar se ka bashkëpunuar me hetimet policore dhe procedurat gjyqësore në Spanjë, të cilat janë mbyllur në të gjitha shkallët. Institucioni ka bërë gjithashtu me dije se nuk ka marrë deri më tani ndonjë kërkesë nga sistemi gjyqësor shqiptar lidhur me këtë çështje.

Edhe Ministria spanjolle e Drejtësisë ka deklaruar se të gjitha kërkesat e mbërritura nga Shqipëria për këtë rast janë vënë në dispozicion.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri nuk ka dhënë detaje mbi çështjen, duke argumentuar se për shkak të ndjeshmërisë së saj nuk do të zhvillojë një intervistë.

Më e zëshme në kërkimin e së vërtetës mbetet motra e viktimës, Majlinda Sula, e cila kërkon nga autoritetet spanjolle, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe kryeministrin Pedro Sánchez, që të ndërhyjnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen në pyetje të mjekëve.

“Ata po fshehin diçka. Saimiri u varros pa zemrën, dhe zemra që e kanë në frigorifer ka përfunduar në 22 prill, ndërkohë që Saimiri vdiq në 9 maj. Vetëm ADN mund ta verifikojë nëse është zemra e tij apo jo”, shprehet ajo./Top Channel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?