
Rita Ora tërhoqi vëmendjen në mënyrë spektakolare mbrëmjen e së hënës në Paris, në kuadër të Javës së Modës. Këngëtarja 34-vjeçare u pa teksa mbërrinte në hotelin luksoz Costes, e veshur me një kostum të gjatë prej dantelle, me prerje të thellë deri mbi kërthizë, duke nxjerrë në pah barkun e tonifikuar dhe stilin e saj të guximshëm.
E kombinuar me taka të zeza elegante dhe syze dielli, artistja u ndal për të përshëndetur fansat përpara se të hynte në darkën festive. Më vonë, Rita u pa në shoqërinë e supermodeles Kate Moss duke u larguar nga një festë ekskluzive e organizuar nga YSL.
Ndërkohë, dita e parë e Javës së Modës në Paris shënoi edhe sfilatën madhështore të L'Oréal, ku emra të mëdhenj si Kendall Jenner, Heidi Klum, Cara Delevingne dhe Helen Mirren ndriçuan pasarelën. Një prani surprizë ishte ajo e Molly-Mae Hague, ish-ylli i Love Island, e cila debutoi me vetëbesim në një fustan argjendi sateni, duke treguar transformimin e saj pas sfidave me imazhin trupor.
Përveç angazhimeve të saj në eventet e modës, Rita Ora është në qendër të vëmendjes edhe për projektin e saj muzikor më të fundit, këngën All Natural. Gjatë një interviste për BBC Radio 2, këngëtarja foli për përvojën frymëzuese të bashkëpunimit me ikonën australiane Kylie Minogue, të cilën e konsideron si një "motër".
“Mbështetja e Kylie-t më ka ndihmuar të eksploroj anën më personale të vetes dhe të sjell diçka më të ndjeshme në muzikën time,” tha Rita. Ajo shtoi se All Natural është ndër projektet më të sinqerta dhe të hapura që ka realizuar ndonjëherë, duke shënuar një etapë të re në rrugëtimin e saj artistik.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
30 Shtator13:25
Bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2022, aktorja zbulon pse kishte ‘refuzuar’ takimin me prindërit e partneres së saj
Aktorja australiane Rebel Wilson ka zbuluar për herë të parë pse ende nuk ka takuar prindërit e partneres së saj, Ramona Agruma,...
SHOWBIZ
30 Shtator13:21
Vuan nga një sëmundje e rrallë, këngëtarja njofton se i është rikthyer kimioterapisë
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Halsey, ka zbuluar se i është rikthyer trajtimit me kimioterapi për shkak të nj&...
SHOWBIZ
30 Shtator13:04
Rrezikon të dënohet me 20 vite burg, P. Diddy del të premten para gjykatës! Njihuni me akuzat që do përballet
Pas më shumë se një viti hetimesh, arrestimi dhe një proces gjyqësor shtatë-javor, reperi i njohur amerikan Sean "Diddy" Combs d...
SHOWBIZ
30 Shtator12:21
Ana de Armas shkëlqen në eventin e Louis Vuitton në Paris, mungon Tom Cruise
Aktorja kubane Ana de Armas u shfaq elegante dhe me shumë stil në festën private të markës Louis Vuitton, e mbajtur të dielë...
SHOWBIZ
30 Shtator11:56
Tërhoqën vëmendjen e të gjithve në premieren e “The Lost Bus”, Matthew McConaughey dhe Camila Alves shkëlqejnë në tapetin e kuq
Aktori i njohur amerikan, Matthew McConaughey, dhe bashkëshortja e tij, modelja Camila Alves, ishin në qendër të vëmendjes gjatë...
SHOWBIZ
30 Shtator11:41
Prindërit vendosën ta mbanin larg mbiemrit, rrëfehet për here të pare vajza vogël e Bill Gates
Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të “Microsoft”-it, Bill Gates, ka zbuluar së fundmi arsyen pse prind&e...
SHOWBIZ
30 Shtator10:42
Victoria Beckham i 'vendos vijën' të birit dhe bashkëshortes së tij, ja çfarë e përçau familjen e stilistes së njohur
Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe tensioni familjar, Victoria Beckham më në fund ka vendosur të flasë për marrëd...
SHOWBIZ
30 Shtator10:25
Kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm pak ditë më parë, Benny Blanco nuk kursehet për Selena Gomez: U martova me një princeshë
Benny Blanco dhe Selena Gomez kanë ndarë me ndjekësit e tyre një copëz nga dita më e veçantë e jetës, duke konfir...
SHOWBIZ
30 Shtator10:04
Me një diferencë prej 21 vitesh me bashkëshorten, ja çfarë e 'frikëson' aktorin e njohur amerikan
Aktori i njohur amerikan, Stanley Tucci, ka treguar anën e tij më të ndjeshme në një intervistë të fundit, ku ka folur mbi ...
SHOWBIZ
30 Shtator09:41
I japin fund martesës pas gati 20 vitesh, çfarë po ndodh me Nicole Kidman dhe Keith Urban
Një nga çiftet më të dashura të Hollivudit, Nicole Kidman dhe Keith Urban, i kanë dhënë fund martesës së tyr...