
TIRANA- Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.
Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë. Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 24 470, në rritje me 27.6% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Ndërkohë, viti 2024 dhe tremujori i fundit solli rënie në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pak më shumë se 113 mijë karta krediti aktive, me një rënie vjetore prej 5.3%.
Me gjithë rritjen e shpejtë të pagesave me kartë në vitet e fundit, edhe me shtysën e turizmit, sërish vlerësohet se ekonomia shqiptare karakterizohet nga një shkallë e lartë e përdorimit të parasë cash, fenomen i lidhur me informalitetin dhe evazionin fiskal, shkallën e edukimit financiar, por pjesërisht edhe me kostot që bartin për tregtarët skemat e pagesës me kartë. Në muajin janar, Banka Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan me Bankën e Italisë marrëveshjen e bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Rajonit.
Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma europiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale. Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës (e planifikuar për javët e ardhshme) do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse.
Sistemi i pagesave të shpejta pritet të sjellë një alternativë më të lirë dhe më të shpejtë për pagesat nga konsumatori te biznesi dhe për të rritur nivelin e përdorimit të pagesave elektronike. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave të shpejta mund t’i kursejë qytetarëve, bizneseve, aktorëve të tregut dhe ekonomisë shqiptare, rreth 35 – 40 miliardë lekë.
Adoptimi i një sistemi pagesash të shpejta sjell një sërë përfitimesh në nivel kombëtar, duke filluar me nxitjen e efikasitetit të ekonomisë, rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e ekonomisë informale. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, sistemi i pagesave të shpejta do të sjellë një rritje drastike të pagesave elektronike në tregun shqiptar./ Monitor
pagesa me karte
Artikuj te sugjeruar
M.B.
SOCIALE
18 Shkurt07:55
Të dhënat: 2024, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë
TIRANA- Ana tjetër e kombit, Kosova, vitin e kaluar ka zgjeruar avantazhin tregtar në Shqipëri duke rritur eksportet dhe duke ulur importet nga...
M.B.
SOCIALE
17 Shkurt07:22
Financat mund të përkeqësohem maksimalisht, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Gjatë kësaj dite do e merrni jetën si do ju vijë dhe nuk do mendoni aspak për të shkuarën e për të...
M.B.
SOCIALE
15 Shkurt07:33
Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. N&e...
M.B.
SOCIALE
13 Shkurt17:54
Tatimi mbi të ardhurat, Investitorët e huaj: Parapagimi pa vlerësim mund të mbyllë korporatat
TIRANA- Vijojnë problemet për zbatimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ankesat vijnë nga korporatat e ...
M.B.
SOCIALE
12 Shkurt07:56
“Tatimin mbi të ardhurat”, ndryshon udhëzimi, përcaktohen llojet e honorarëve për tatimin në burim
TIRANA- Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të a...
M.B.
SOCIALE
12 Shkurt07:54
Financat kanë rrezik të kalojnë një fazë të trazuar, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Përgjithësisht dita e sotme do jetë harmonike. Do dini si t’i koordinoni gjërat dhe nuk do nxitoheni për asgj&eu...
M.B.
SOCIALE
11 Shkurt17:47
Shqipëria emeton Eurobondin në vlerën e 650 mln eurove, kërkesë e lartë në tregje
TIRANA- Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu financiar, shteti ...
M.B.
SOCIALE
7 Shkurt07:35
Financat nuk do jenë të mjaftueshme, parashikimi i Horoskopit për sot
Dashi
Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojn...
M.B.
SOCIALE
6 Shkurt11:34
“Trendet e zhvillimit nuk janë uniforme!" Guvernatori Sejko: Sektori bujqësor ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë shqiptare
TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin...
b.z
SOCIALE
6 Shkurt08:04
"Surprizë! Ja dolëm"/ Parashqevi Simaku del nga spitali psikiatrik, biznesmeni shqiptar ndan FOTOT, këngëtarja shfaqet e transformuar totalisht
Parashqevi Simaku
SHBA - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka treguar së fundmi se këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë...