Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

TIRANË- Me gjithë tendencën e vazhdueshme në rënie gjatë viteve të fundit, Shqipëria ende vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndër më të lartët në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive me probleme për sektorin bankar shqiptar në fund të vitit të kaluar ishte në nivelin 5%, ndërsa në fund të tremujorit të parë ka shënuar një rritje të lehtë në 5.15%.
Mbështetur në të dhënat e Bankave Qendrore të vendeve të rajonit, vendi me raportin më të lartë të kredive me probleme në fund të vitit 2022 ishte Mali i Zi, në nivelin 5%. Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, në periudhën e paskrizës financiare të vitit 2008 pati nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme.
Megjithë uljen graduale, sidomos pas vitit 2017, Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë nivelet më të larta të këtij treguesi krahasuar me vendet e tjera të këtij rajoni.
Pas Shqipërisë, vijon Bosnje Hercegovina, me një raport të kredive me probleme në nivelin 4.5%, e ndjekur nga Serbia, me 3%, Maqedonia e Veriut, me 2.8% dhe Kosova, me 2%.
Për shumicën e vendeve ky tregues ka shënuar një rënie të mëtejshme gjatë vitit të kaluar, por në një masë më të vogël krahasuar me vitet e mëparshme. Raporti i kredive me probleme në Shqipëri vitin e kaluar pësoi një rënie me rreth 0.65 pikë përqindje.
Megjithë përpjekjet e shumta, sektori bankar nuk ka arritur ta ulë raportin e kredive me probleme në nivelet minimale të para krizës së vitit 2008.
Ky proces u frenua disi nga efektet afatshkurtra të pandemisë në vitet 2020-2021, ndërkohë që inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normave të interesit shtrojnë sfida të reja. Këto efekte u shfaqën vetëm pjesërisht vitin e kaluar, duke e ngadalësuar ritmin e rënies së raportit të kredive me probleme.
Në projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, një rritje e lehtë e raportit të kredive me probleme është e pritshme për vitin 2023. Megjithatë, për tremujorin e parë të vitit rritja ka qenë mjaft e lehtë.
Normat e interesit në tregun financiar po shfaqen më të stabilizuara. Nga ana tjetër, mund të vlerësohet se një ndikim të konsiderueshëm pozitiv po jep edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
Më shumë se gjysma e portofolit të kredisë bankare është në valutë të huaj dhe një pjesë e mirë u takon huamarrësve që i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë.
Kursi i euros ka prekur tashmë minimumet historike dhe monedha europiane ku humbur pothuajse 8% të vlerës krahasuar me një vit më parë.
Kjo po i ndihmon huamarrësit në valutë të përballojnë më lehtë rritjen e normave të interesit dhe uljen e fuqisë blerëse që ka shkaktuar inflacioni i lartë.
Banka e Shqipërisë ka gati një plan masash për të parandaluar një rritje të rëndësishme të kredive me probleme, që ka në thelb lehtësimin e ristrukturimeve.
Çdo dëshirë e juaja nuk mund të jetë një urdhër për personat që janë pranë. Kjo është arsye...
Reperi i njohur Stresi ka dhënë së fundmi një intervistë për ku mes të tjerash ka folur dhe për bashkëpunimin e p...
Zbulohet shkaku i vdekjes së ikonës së muzikës, Tina Turner. Tina Turner ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj n&...
Pavarësisht tradhtisë nga ana e Tristan Thompson dhe ndarjes së tyre menjëherë sapo u bënë me vajzë, Khloe Kardashian ...
Dje në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi një studim, i cili rendiste pesë arsye pse njerëzit m&eu...
TIRANE- Rezultati i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit në vend...
Para se të publikonin bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, Noizy dhe Stresi tërhoqën vëmendjen e publikut me deklaratat e ...
Ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se sho...
Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta histori...
TIRANË- Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave parashikojnë që ekonomia të rritet 3.6 për qind këtë vit, po...