SOCIALE

“Në Shkodër ka pedagogë të lidhur me krimit”, Muka: Shumë shpejt pritet të dalin abuzime të mëdha të drejtuesve

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 11:13
“Në Shkodër ka pedagogë të lidhur me krimit”,

Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, komentoi Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 1 janar 2022–30 qershor 2024 mbi dëmshmërinë financiare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku në një vit e gjysmë është shkaktuar një humbje prej 34 milionë e 779 mijë lekësh.

Muka theksoi se universitetet në Shqipëri “fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi”, duke përmendur titujt akademik dhe vjedhjet e kryera në mënyrë flagrante dhe të vazhdueshme, pavarësisht masave disiplinore.

Ai shtoi se ligji nuk ndalon askënd të marrë masa për çdo veprim antiligjor në universitete dhe nënvizoi se në Universitetin e Shkodrës ka pedagogë të lidhur me krimin, një situatë që përsëritet edhe në universitete të tjera publike dhe private.

Muka bëri me dije se ka edhe raporte të tjera, përfshirë Universitetin e Tiranës, që do të publikohen së shpejti për abuzime të drejtuesve. Sipas tij, edhe Ambasada Amerikane ka thirrur drejtuesit e universiteteve për sqarime.

Ai vijoi duke thënë se arsimi është në një gjendje kritike dhe nuk mund të zgjidhet nga një individ i vetëm, duke nënvizuar nevojën për transparencë dhe diskutim publik mbi dhënien e doktoraturave të disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë.

Muka: Universitetet në Shqipëri, fatkeqësisht janë kthyer në vatra krimi, duke filluar që me titujt akademik, duke filluar që me vjedhjet që bëhen në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të vazhdueshme financiare dhe pavarësisht se merren masa disiplinore, kurrsesi nuk shikohen në një objektiv afatgjatë.

Vazhdohet dhe është bërë edhe më parë problematik ligji, por nuk e ndalon askush askënd që të marrë masa për çdo veprim antiligjor që është bërë në universitete dhe bëhet.

Edhe në Universitetin e Shkodrës ju e dini shumë mirë që ka dhe njerëz dhe pedagogë të lidhur me krimin aty, sikurse ka në universitete të tjera publike dhe private.

Unë kam edhe raporte të tjera, edhe nga Universiteti i Tiranës, që do dalin në vijim, për abuzime të mëdha të drejtuesve të atij universiteti. Ka një tjetër raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, madje kam dhe informacione, sigurisht jo të konfirmuara zyrtarisht, që edhe Ambasada Amerikane i ka thirrur drejtuesit e universitetit për sqarime.

Pra jemi në një gjendje shumë kritike për arsimin, dhe sigurisht që nuk mund të zgjidhet me një individ, kërkon një qasje tjetër, dhe qasja tjetër është të flasim hapur.

Unë personalisht ditën e djeshme isha në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë për të kërkuar doktoraturat e disa pseudo personaliteteve në Republikën e Shqipërisë, në fushën e akademisë dhe është dhënë një urdhër kombëtar për mosdhënien e këtyre doktoraturave.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë