SOCIALE

Nga pensionistët tek invalidët, si mund të shlyhen borxhet e energjisë elektrike! Ja si do të funksionojë skema

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shtator 2025, 22:29

Nga pensionistët tek invalidët, si mund të shlyhen borxhet e

Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që synon jo vetëm të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve, por edhe të shëndoshë të ardhurat e tij institucionale si të vetmen mundësi për të akumuluar borxhet e vjetra.

Nisma, e cila ka hyrë në fuqi që në muajin korrik, ofron mundësinë e pagesës së debive të akumuluara deri më 31 dhjetor 2023 përmes kësteve mujore të përcaktuara sipas kategorisë së klientit dhe mundësisë financiare të secilit. Dhe mbi të gjitha me këste minimale që fillojnë nga 1200 lekë. Sipas statistikave, gjatë vitit të fundit, rreth 1000 subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatëvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm.

KUSH PËRFITON

Përfitues nga kjo skemë janë të gjitha kategoritë e klientëve – familjarë dhe jo familjarë, duke përfshirë edhe bizneset e vogla dhe individët me status të veçantë. Për më tepër, për klientët vulnerabël, si pensionistët apo familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike janë përcaktuar kritere më të lehta shlyerjeje. Plani standard lejon shlyerjen e borxhit deri në 240 këste mujore – një afat që praktikisht u jep konsumatorëve që iu duhet shumë kohë për të mbyllur llogaritë pa u rënduar ndjeshëm çdo muaj. Për qytetarët që kanë mundësi të përballojnë një shlyerje të menjëhershme të borxhit total, OSHEE ka parashikuar një tjetër lehtësi të rëndësishme: ulje të ndjeshme të kamatës, që në disa raste mund të shkojë deri në 100%. Përfitimi i kësaj zbritjeje varet nga kategoria ku bën pjesë klienti, por qëllimi mbetet i qartë – inkurajimi i pagesës së borxheve pa penalitete shtesë. Por çfarë ndodh me borxhet e krijuara në 2024 dhe 2025? Është vendosur një kufi i qartë kohor për borxhet që përfshihen në këtë marrëveshje.

Sipas zyrtarëve të OSHEE-së, vetëm detyrimet e krijuara deri në fund të vitit 2023 mund të shlyhen përmes kësaj skeme. Ata klientë që kanë borxhe të krijuara gjatë vitit 2024 apo edhe në 2025, duhet t’i shlyejnë ato paraprakisht për të qenë të pranueshëm në programin e ri të pagesës me këste. “Që një klient të përfitojë nga aktmarrëveshja për borxhin e kaluar, duhet që fillimisht të ketë zero borxh për vitin aktual dhe vitin pararendës. Vetëm atëherë mund të hyjë në skemë”, – sqaron OSHEE.

PROCEDURA DHE DOKUMENTACIONI

Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe i strukturuar në mënyrë që të shmangë burokracitë. Abonentët familjarë duhet të paraqesin vetëm kartën e identitetit. Ndërsa bizneset e vogla duhet të dorëzojnë NIPT-in, ekstraktin e regjistrimit të subjektit dhe vërtetimin e përgjegjësisë tatimore nga organet përkatëse. Për individët që janë pjesë e skemave të ndihmës ekonomike apo që kanë status të mbrojtur (si invalidë, veteranë apo familje me ndihmë sociale), kërkohet dokumentacioni përkatës që vërteton përfshirjen e tyre në këto kategori. Me këtë nismë, OSHEE dëshmon se është e vetëdijshme për sfidat që përjetojnë konsumatorët, veçanërisht ata që janë goditur nga krizat ekonomike, papunësia apo rritja e çmimeve të jetesës. Nga ana tjetër, kompania ka nevojë për arkëtime të rregullta për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare të sektorit energjetik dhe për të vazhduar investimet në rrjetin e shpërndarjes.

Nga pensionistët tek invalidët, si mund të shlyhen borxhet e

“Ky është një model bashkëpunimi që synon të jetë i ndershëm dhe i dobishëm për të dy palët – si për operatorin, ashtu edhe për qytetarët”, – thekson OSHEE. Skema është një apel i qartë për të gjithë qytetarët debitorë që të marrin përgjegjësinë e shlyerjes së detyrimeve, por në një mënyrë të arsyeshme dhe të menaxhueshme. Duke përfituar nga kjo mundësi, qytetarët jo vetëm që shmangin rreziqet e bllokimeve apo ndërprerjeve të energjisë, por edhe krijojnë një raport më të besueshëm me shërbimin publik.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË

Klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë e personat me status të veçantë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës.

Klientët jofamiljarë (buxhetorë dhe jobuxhetorë), përfitojnë reduktim në masën 50%.

Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë (100%) të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë./Panorama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë