Neuroshkencëtarët nga 22 laboratorë bashkuan forcat në një partneritet ndërkombëtar të paparë për të prodhuar një arritje historike: një hartë nervore që tregon aktivitetin në të gjithë trurin gjatë vendimmarrjes.
Të dhënat, të mbledhura nga 139 minj, përfshijnë aktivitetin e më shumë se 600,000 neuroneve në 279 zona të trurit - rreth 95% e trurit tek një mi. Kjo hartë është e para që ofron një pamje të plotë të asaj që ndodh në të gjithë trurin ndërsa merret një vendim.
“Ata kanë krijuar të dhënat më të mëdha që dikush ka imagjinuar ndonjëherë në këtë shkallë”, tha Dr. Paul W. Glimcher, kryetar i departamentit të neuroshkencës dhe fiziologjisë dhe drejtor i Institutit të Neuroshkencës në Shkollën e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut, për studiuesit. Në fushën e neuroshkencës, “kjo do të hyjë në histori si një ngjarje e madhe”, tha për CNN Glimcher, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtimin e ri.
Për të ndërtuar hartën, studiuesit krijuan së pari një procedurë standarde që do të ndahej në të gjitha laboratorët dhe më pas gjurmuan aktivitetin nervor te minjtë ndërsa brejtësit iu përgjigjën sinjaleve vizuale, duke integruar të gjitha të dhënat e mbledhura nga secili laborator. Shtatë vjet punë në përgatitje dhe të paraqitura në dy studime, gjetjet u botuan më 3 shtator në revistën Nature.
“Në thelb ka dy rezultate të mëdha, prandaj kemi dy punime”, tha Alexandre Pouget, profesor në neuroshkencën bazë në Universitetin e Gjenevës. Një studim përshkroi shpërndarjen e gjerë të aktivitetit elektrik që lidhet me vendimmarrjen. Tjetri përdori të dhënat për të vlerësuar se si pritjet formësojnë zgjedhjet. Pouget është bashkautor i studimit të parë dhe autor kryesor i të dytit.
“Ne filluam nga e para”, i tha ai CNN-së. “Askush nuk ishte përpjekur më parë të bënte diçka të tillë”, shtoi ai.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
9 Shtator21:38
Viktimat e pafajshme, a është Shqipëria një vend i sigurtë?
“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar, nuk ...
SOCIALE
10 Shtator12:00
Shqipëria e prangave dhe e arkivoleve: Kur statistikat fshehin dështimin
Më 7 shtator, Policia e Shtetit doli para publikut me një bilanc mbresëlënës në shifra: 90 operacione policore, 22 faza në ...
SOCIALE
9 Shtator20:23
A lidhet përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë me autizmin? Ja çfarë thotë shkenca
Rrjeti po gëlon së fundmi pas publikimit të një studimi të ri nga Icahn School of Medicine në Mount Sinai, i cili thotë se ...
SOCIALE
9 Shtator19:52
Super-anija luftarake amerikane mbërrin në Shqipëri. Ambasada e SHBA tregon arsyen
Ka mbërritur në Shqipëri, anija luftarake amerikane e quajtur Uss Mount Whitney, e cila është ndaluar në Porto-Romano.
“MIR...
SOCIALE
9 Shtator19:41
Skandal në Bashkinë Dimal/ Prej katër vitesh fëmijët në fshatin Donofrosë arsimohen në një lokal
Prej katër vitesh, nxënësit e fshatit Donofrosë në bashkinë Dimal zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze, në ...
SOCIALE
9 Shtator18:31
Shkencëtarët gjejnë një arsye të habitshme pse njerëzit po konsumojnë më shumë sheqer
Akulloret, ëmbëlsirat e ngrira dhe pijet e gazuara super të ftohta marrin një pamje të re në vapën e verës. Ndërsa ...
SOCIALE
9 Shtator17:39
Kjo është zona më e zhurmshme në Tiranë
Lapraka është zona më e zhurmshme e kryeqytetit. Jo vetëm ditën, por edhe natën, banorët e kësaj zone janë të ...
SOCIALE
9 Shtator15:58
“Bëjini ‘block’, mos i çoni asnjë kokërr leku”, eksperti tregon si të reagoni ndaj shantazheve virtuale
Një nga anët e errëta të rrjeteve sociale dhe internetit është “cyberbullying” ose ngacmimi dhe mashtrimi kibernetik...
SOCIALE
9 Shtator09:30
FOTO/ Pararendësja e kukullës Barbie ishte një eskortë gjermane
Para 70 vjetësh një karikaturist gjerman krijoi figurën e Lilit. Kurse sipërmarrësja Ruth Handler e shndërroi Lilin, objektin e ...
SOCIALE
9 Shtator07:35
Zbulohet lloj i ri i diabetit/ Kujdes, ja ku ndryshon nga kategoritë e tjera
Federata Ndërkombëtare e Diabetit ka njohur zyrtarisht diabetin e tipit 5, një formë e veçantë e diabetit që lidhet me kequ...