SOCIALE

Shqipëria e prangave dhe e arkivoleve: Kur statistikat fshehin dështimin

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shtator 2025, 12:00

Shqipëria e prangave dhe e arkivoleve: Kur statistikat fshehin

Më 7 shtator, Policia e Shtetit doli para publikut me një bilanc mbresëlënës në shifra: 90 operacione policore, 22 faza në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, 664 persona të arrestuar, prej të cilëve 61 në kërkim – mbi 23 mijë rrënjë kanabisi të asgjësuara, 340 kilogramë drogë të sekuestruar, 35 armë zjarri, granata dhe dhjetëra armë të tjera të ftohta të kapura. Gjithashtu, Policia tha se kishte zbardhur 10 ngjarje kriminale të rënda, nga vrasje, plagosje, deri te shkatërrimi i pronës me eksploziv.

Në pamje të parë, këto shifra duken si sukses. Por në të vërtetë, ato tregojnë diçka tjetër: kriminaliteti në vend është i përhapur në çdo qelizë të shoqërisë dhe qytetarët ndihen më të pasigurt se kurrë. Vetëm në pak ditë  në Shkodër, tre viktima u përcollën me arkivol dhe ngelën të plagosur 2 persona të tjerë mes tyre një 25-vjeçare, teksa punonte për të fituar një të ardhur shtesë për familjen. Këto nuk janë thjesht shifra, janë prova e një dështimi institucional. Jo gjithmonë vret vetëm dora e kriminelit. Shpesh, fajin më të madh e mban shteti, gjyqtarë që japin vendime të dyshimta, prokurorë që zvarrisin dosje, institucione që mburren me arrestime, ndërkohë që nuk arrijnë të parandalojnë tragjeditë.

Problemi nuk qëndron tek numri i prangave, por tek fakti që politika, biznesi dhe krimi i organizuar janë bërë një. Në vend që të goditen “kokat” e grupeve kriminale, policia dhe drejtësia ndëshkojnë individët e vegjël. Kështu, krimi jo vetëm që mbijeton, por rigjenerohet çdo ditë. Edhe kur arrestimet ndodhin, shumica e rasteve bien në gjykatë ose zvarriten pafund, me dënime të buta dhe vendime që lejojnë rikthimin e të njëjtëve emra në skenë.

“Bosët” vijojnë aktivitetin e tyre, ndërsa zinxhiri i dhunës dhe drogës ushqehet pa ndërprerje.

Shqipëria nuk është e izoluar nga rajoni. Ndërsa disa vende fqinje raportojnë ulje të kriminalitetit, vendi ynë vazhdon të renditet ndër më problematikët në Europë për sigurinë publike, sipas raporteve të Europol dhe OSBE. Pra, jo vetëm që nuk kemi progres, por mbetemi prapa edhe në krahasim me fqinjët tanë.

Çfarë ofron sot shteti shqiptar për qytetarët? Pasiguri, stres, pabarazi. Një administratë arrogante, që shpeshherë shërben si pengesë për të zakonshmit dhe si mburojë për klientët politikë. Të rinjtë pa punë dhe pa perspektivë rekrutohen lehtësisht në skema kriminale – duke u bërë “ushtria e vogël” e grupeve të mëdha. Ndërkohë, kultura e pandëshkueshmërisë është e përhapur: kush ka para dhe lidhje, i shpëton ligjit. Ky perceptim jo vetëm rrënon besimin te shteti, por i shtyn të tjerët të besojnë se krimi është rruga më e shpejtë drejt pasurisë. Kur ekonomia zyrtare dështon, ekonomia e zezë lulëzon. Krimi i organizuar nuk fiton vetëm para, por blen ndikim, pushtet dhe njerëz. Në këtë mënyrë, pushteti i tij bëhet më i fortë sesa çdo masë policore me pranga dhe konferenca shtypi.

Shqipëria është e bekuar por në duart e gabuara quhet e mallkuar

Prej pozicionit të saj gjeografik: është një korridor natyral për trafik droge, armësh dhe emigrantësh, që e ka kthyer vendin në pikë strategjike për rrjete kriminale ndërkombëtare. Në mungesë të një shteti të fortë dhe mungesa e një drejtësie të pavarur, ky korridor është shfrytëzuar për dekada si burim i pandalshëm kriminaliteti.

Deri kur do të numërojmë shifra arrestimesh, ndërsa numri i viktimave në atentate rritet? Kush mban përgjegjësi për dështimin e shtetit për të garantuar sigurinë? Nëse shteti do të vazhdojë të mburret me statistika arrestimesh, pa prekur rrënjët e krimit dhe lidhjet e tij me politikën e biznesin, Shqipëria do të mbetet një vend ku numrat flasin, por qytetarët heshtin nga frika. Dhe kjo është kriza e vërtetë e sigurisë!/Piranjat.al

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë