Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

TIRANA- Kredia për sektorin e ndërtimit u rrit për të katërtin vit radhazi në 2024 dhe arriti nivelin më të lartë historik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi kredi të reja për sektorin e ndërtimit në vlerën e 48.6 miliardë lekëve, në rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, rritja me një bazë të gjerë e kredisë për biznesin vitin e kaluar ka bërë që pesha e ndërtimit ndaj totalit të kredisë së re për sipërmarrjen të bjerë.
Kredia e re për ndërtimin përbënte 16.8% të gjithë kredisë së re për bizneset të dhënë nga sektori bankar vitin e kaluar, në rënie nga niveli prej 18.2% i një viti më parë. Ndërtimi ishte sektori i dytë më i kredituar në ekonominë shqiptare, pas tregtisë. Teprica e kredisë për ndërtimin në fund të dhjetorit arriti në 77.9 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.
Kredia për ndërtimin ka shënuar një cikël të ri rritjeje pas pandemisë, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, vitin e kaluar vlera e lejeve të ndërtimit për ndërtesa, përfshi rikonstruksionet, ishte rreth 91.8 miliardë lekë, në rritje me 13.4% krahasuar me një vit më parë. Rritja e investimeve në ndërtim është mbështetur nga kërkesa e lartë, e lidhur veçanërisht me blerjet nga jorezidentët dhe me zgjerimin e kapaciteteve akomoduese për turistët e huaj.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e vitit të kaluar indeksi Fischer i çmimeve të banesave shënoi një rritje vjetore me 16.9%. Rritja e çmimeve duket se nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e portofolit nuk lidhet me financimin e ndërtesave, por me atë të projekteve të investimeve në infrastrukturë. Falë një performance financiare mjaft pozitive në vitet e fundit, sektori bankar e ka shtuar oreksin për rrezik dhe po shfaqet i gatshëm edhe për ekspozime të mëdha në huatë korporative.
Rritja e shpejtë e kredisë, nga ana tjetër, po e shqetëson Bankën e Shqipërisë. Vitin e kaluar, Guvernatori, Gent Sejko, vendosi edhe aplikimin për herë të parë të një shtese kundërckilike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Një shtesë prej 0.25 pikë përqindje u vendos së pari në qershor 2024, ndërsa në fund të dhjetorit u vendos një rritje e mëtejshme, duke e çuar shtesën kundërciklike në nivelin 0.5%./ Monitor
Dashi Hëna do e ushqejë edhe më shumë shpirtin e aventurës dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Gjithë kohës...
SHBA- Rihanna ka mahnitur fansat sërish me stilin e saj, duke modeluar koleksionin e ri Fenty x Puma në një set fotografik magjepsës n&eum...
SHBA- Kanye West, pas deklaratave të tij antisemitike, tashmë po i kthehet mizogjinisë, duke deklaruar se do të shkojë n&eu...
SHBA- Çmimet muzikore iHeartRadio 2025 u mbajtën në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe u transmetua në Fox me prezantuesin LL Cool J ...
SHBA- Gati tre muaj pas humbjes shkatërruese të The Vivienne, emri i vërtetë i të cilit ishte James Lee Williams, është kon...
SHBA- YouTuberi i njohur 'P2istheName', emri i vërtetë i të cilit është Philip Enewally, ka ndërruar jetë në moshë...
SHBA- Selena Gomez pranoi se përpara se të bashkëpunonte me të fejuarin e saj, Benny Blanco , ndihej e humbur nga ana ...
Dashi Jo çdo e vërtetë duhet thënë gjatë kësaj dite sepse mund të lindin probleme goxha serioze. N&...
TIRANA- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi kombëtar i pagesave në monedhën europiane u ka kursyer klientëve të sek...
SHBA- Edhe pse mediat sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në industrinë e argëtimit,...