SOCIALE

Të dhënat: Numri i degëve të bankave u rrit më tej në tremujorin e parë të vitit

M.B. Përditësimi i fundit 26 Maj 2025, 07:36

Të dhënat: Numri i degëve të bankave u rrit më tej

TIRANA- Numri i degëve të sektorit bankar vazhdoi rritjen edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare raportuan gjithsej 408 degë, nga 405 në fund të vitit 2024 dhe 389 që patën raportuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kontributin kryesor në rritjen e numrit të degëve krahasuar me një vit më parë e kanë dhënë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 11 degë të reja, ProCredit Bank me pesë degë. Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) me tre degë. Mes bankave të tjera, BKT dhe Intesa Sanpaolo kanë reduktuar numrin e degëve me nga një njësi secila, por nga ana tjetër kjo është kompensuar nga shtimi i një dege të re nga Credins Bank dhe Tirana Bank.

Bankat me praninë më të gjerë gjeografike ngelen Raiffeisen Bank, me 74 degë, e ndjekur nga BKT me 62 degë dhe Credins Bank, me 52 degë. Paralelisht, edhe numri i punonjësve të sektorit bankar u rrit më tej 7227 punonjës, 3.8% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në vitet e fundit, disa prej bankave të sektorit kanë nisur një cikël të zgjerimit të degëve, të lidhur me strategjitë e tyre të rritjes, veçanërisht në segmentin retail. Pas marrjes së kontrollit nga grupi i sigurimeve Eurosig, banka më e vogël e sistemit, UBA, nisi një strategji të zgjerimit të shpejtë të rrjetit, me qëllim për të rritur pjesën e saj në treg.

Ndërkohë, ABI Bank, që në përgjithësi ka qenë e orientuar kryesisht në segmentin e biznesit, po tenton të rritet edhe në produktet retail, me interes të veçantë sidomos te depozitat. Degët dhe punonjësit e bankave po shtohen, pavarësisht tendencës së dixhitalizimit në rritje të produkteve dhe shërbimeve bankare.

Rritja e numrit të degëve është e lidhur me momentin pozitiv të sektorit bankar në periudhën pas pandemisë. Performanca e mirë financiare ka nxitur banka të veçanta të investojnë edhe në zgjerimin e rrjetit të degëve.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) vitin e kaluar arriti në 36.2 miliardë lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë. Fitimi i sistemit është rritur me 27% krahasuar me vitin 2023.

Numri i degëve dhe agjencive bankare në Shqipëri e ka shënuar nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Nga ai moment, numri i njësive bankare të shërbimit nisi të pakësohet, edhe për faktin e thjeshtë se sektori bankar nuk ishte më në fazë ekspansioni. Efektet e krizës dhe nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

Procesi u theksua më shumë pas vitit 2015, nga procesi i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave tregtare. Numri i bankave tregtare ra nga 16 në 11 dhe si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën./ Monitor

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone

Beteja e premtimeve për 'kapjen' e pensionistëve

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

A po na përgjojnë me 'DPI'

Arsimi sot!

Çështja Mcgonigal dhe lobimet okulte

Kush po e shkatërron Tiranën?

Rama mitingu në Kukës

Afera e 'Tigrave' dhe heshtja e zonjës Balluku

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 12

Paralajmërimi i Piranjave

Gënjeshtrat e kryeministrit për energjinë

Mbeturinat e shijakut 'infektojnë' Fushë-Krujën

Ndërtimet abuzive në velipojë

Gjuha vulgare e një kryeministri

Ti nuk je vetem nje vote!

Dherat dhe inertet 'pushtojnë' Tiranën

Performanca e Zegjinesë së Roskovecit