
Kur deti trazohen, është kapiteni ai që duhet ta nxjerrë anijen nga stuhia. Një metaforë që përshkruan në mënyrë perfekte atë që Antonio Conte po bën te Napoli. Trajneri salentin di të japë maksimumin pikërisht në ndeshjet e mëdha, aty ku presioni rritet dhe detajet bëjnë diferencën.
Bilanci i Napolit në përballjet direkte me rivalët e fortë këtë sezon është prova më e qartë e ndikimit të Contes. Humbjet e vetme kundër “të mëdhenjve” kanë ardhur në Milano ndaj Milanit dhe në Manchester përballë City-t.
Për pjesën tjetër, vetëm fitore kundër Interit, Romës dhe Juventusit, një ecuri që flet qartë për peshën e trajnerit në momentet kyçe.
Shembulli më i fundit erdhi në gjysmëfinalen e Superkupës, ku Napoli eliminoi Milanin. Në stadiumin Al-Awwal Park të Riadit, zëri i Contes ishte i pranishëm në çdo cep të fushës. Çdo presion, çdo mbulim defensiv, çdo kundërsulm apo zgjedhje sulmuese shoqërohej nga udhëzimet dhe thirrjet e tij. Një kontroll total mbi skuadrën, që tregon se kur ndeshjet fillojnë të peshojnë vërtet, ish-trajneri i Italisë nuk lë asgjë rastësisë.
Tensioni me Massimiliano Allegrin, i kulmuar me mungesën e shtrëngimit të duarve në fund të ndeshjes, nisi pas një faulli të ashpër të Adrien Rabiot ndaj Matteo Politano. Stoli i Napolit reagoi menjëherë duke kërkuar karton të kuq, ndërsa përplasjet verbale vazhduan gjatë gjithë pjesës së dytë. Në një moment, mikrofona pranë fushës kapën qartë zërin e Contes që bërtiste “Mjaft”, në përgjigje të ankesave të vazhdueshme të kolegut të tij. Edhe kjo u shndërrua në një “ndeshje brenda ndeshjes”, të cilën Conte e menaxhoi sipas dëshirës së tij.
Një tjetër episod domethënës ishte përplasja verbale me Lautaro Martinez dhe Denzel Dumfries gjatë Napoli–Inter. Pas golit të 2-1 për zikaltërit, që rrezikonte të ndryshonte rrjedhën e takimit, Conte ndërhyri duke provokuar holandezin, duke bërë që nervat të humbnin edhe te sulmuesi argjentinas. Që nga ai moment, Interi humbi toruan nga loja dhe vetëm pesë minuta më vonë Napoli shënoi golin e 3-1 përfundimtar me Frank Anguissa, pas një rivënie anësore.
Janë pikërisht këto detaje, shpesh të padukshme, që tregojnë rëndësinë e të pasurit në stol një nga trajnerët më të mirë në qarkullim. Dhe Napoli, nën drejtimin e Antonio Contes, duket se e ka gjetur kapitenin e duhur për t’i përballuar dallgët më të forta.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
20 Dhjetor15:58
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit
Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli nuk u zhvillua sot për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pran...
SPORT
20 Dhjetor14:46
VIDEO/ Goditje fatale, boksierit Xhejk Pol i thyhet nofulla: Do të kthehem sërish
Xhejk Pol pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha f...
SPORT
20 Dhjetor14:36
Iu ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje, Bekim Balaj është “makthi” i Tiranës
Bekim Balaj është “makthi” që duhet të bllokojnë bardheblutë nga kryeqyteti. Kështu në 8 ndeshjet e fundit...
SPORT
20 Dhjetor11:29
Supersfida e Superiores, zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në “Klasiken” e Shqipërisë
Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Klasikja e Shqi...
SPORT
20 Dhjetor08:09
Skuadra që fiton nuk ndryshon, por Spaleti s’e bën dot te Juvja
Ose të lihet formacioni i pandryshuar pas fitores ndaj Bolonjës, ose të bëhet një ndryshim. Nuk është një revolucion, ...
SPORT
19 Dhjetor22:37
Pesë penallti të humbura, Bolonja eliminon Interin dhe “peshkon” Napolin në finalen e Superkupës së Italisë
Bolonja është kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë pas një fitoreje dramatike me penallti ndaj Interit, në sta...
SPORT
19 Dhjetor22:08
VIDEO/ E paprecedentë në Vlorë, momenti kur tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët
Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua teksa luhej minuta e 69-të në duelin mes Flamurtarit dhe Teutës.
Tifozët vendas nuk jan&e...
SPORT
19 Dhjetor21:44
Skandal në stadiumin Flamurtari të Vlorës ku po zhvillohej ndeshja Flamurtari-Teuta
Takimi i vlefshëm për javën e 17-të të Abissnet Superiores u ndërpre në minutën e 68-të kur disa tifozë kaluan...
SPORT
19 Dhjetor21:27
E BUJSHME/ Klubet e huaja hidhen në sulm për Juljan Shehun
Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit, sipas raport...
SPORT
19 Dhjetor18:22
VIDEO/ Publikohen pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar
Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit
Mbrojt&...