SPORT

Bie erë, ndaleni këtë maskaradë në Superiore! Teuta-Tirana, e vetmja ku vihej re ndershmëri në fushë

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 09:11

Bie erë, ndaleni këtë maskaradë në Superiore!

“Ndal! Skenë krimi!”, ky është komenti që meriton java e 34-t e Kategorisë Superiore të futbollit shqiptar. Sigurisht, nuk është hera e parë që kampionati ynë ofron skena të tilla, por kësaj here, në mënyrë të paralajmëruar, u prek një tjetër dimension.

Për ditë me radhë, në çdo ambient sportiv në vend qarkullonin “parashikime” për rezultatet e javës, të cilat, mesa duket, nuk ishin thjesht zëra kafenesh, por diçka më shumë. Këto parashikime rezultatesh u “certifikuan” edhe nga kompanitë e basteve, ato të huaja, pasi, siç dihet, në Shqipëri bastet janë të ndaluara “de jure”. Ekipet e fundit të tabelës, përballë atyre të kreut, kishin koeficientë absurdë që zbrisnin në mënyrë të vazhdueshme sikur të mos kishte një të nesërme, duke bërë që skuadrat e mbijetesës të shndërroheshin, në bllok, në favoritë absolutë.

Gjithçka u konfirmua më pas në fushë, ku pjesa fundore e tabelës i dha “leksion” zonës së sipërme, duke koleksionuar çdo ekip, njëri pas tjetrit, nga 3 pikë. Por sa të besueshme janë këto rezultate? Në fakt, për tifozët, aspak. Publiku ia dha ndëshkimin kësaj maskarade sportive, duke zgjedhur të mos shkelë në stadium në një ditë të bukur me diell, të shtunën e 2 majit, duke bërë që ky “cirk” i shëmtuar të luhej me pak spektatorë.

Por, ndërsa tifozët zgjodhën ta braktisin këtë shfaqje, ata që nuk duhej të mungonin në stadiume këtë javë ishin institucionet e drejtësisë, pasi kishim të bënim dyshime të forta për një “krim sportiv” tëmundshëm dhe të paralajmëruar. Ndoshta ishte dita ideale që SPAK të ndërhynte në futbollin shqiptar, me verifikime në tribuna, në fushë dhe jo vetëm. Ndoshta, nëse edhe futbolli do të merrej seriozisht, mund të shihnim edhe pranga të tundura në stadiume, siç ndodhte në Itali në vitin 1980, gjatë skandalit të famshëm “Totonero”.

Me Kombëtaren që vetëm pak muaj më parë na bëri të ëndërrojmë për herë të parë në një “play-off” të Kupës së Botës, realiteti në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje me një përfaqësim të tillë. Produkti vendas, pra pa ata lojtarë të formuar dhe rritur në Europë, nuk krahasohet as me kampionatet më të dobëta të kontinentit. Kjo vërtetohet më së miri edhe nga rezultatet e skuadrave tona në arenën ndërkombëtare.

Duke u kthyer sërish te produkti vendas, te Superiorja, ka ardhur momenti që dikush ta ndalë këtë maskaradë që po thellohet javë pas jave, duke e shndërruar sportin më të bukur në më të shëmtuarin. Tashmë kanë mbetur edhe dy javë deri në mbërritjen e fazës së famshme “Final Four”, ndërsa natyrshëm lind pyetja: a vendoset titulli në Shqipëri me “Final Four” apo me “Fake Futboll”? Por, mbi të gjitha, sa vlen një titull kampion në një kampionat të tillë?

A është një motiv krenarie për tifozët dhe klubet triumfi në këto kushte, apo ndoshta më shumë të njollos sesa të gëzon? Prandaj, ndaleni këtë maskaradë dhe rikthejuani futbollin tifozëve, të cilët duan të fitojnë dhe të humbasin, të gëzojnë dhe të mërziten, me ndeshje të vërteta, jo të shohin teatër sportiv.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?