
Katër ditë pas episodit të diskutueshëm të Bastonit në Inter-Juventus, polemikat vazhdojnë. Trajneri i Interit, Cristian Chivu, shtoi benzinë zjarrit në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bodo Glimt, duke zemëruar tifozët e Napolit.
Edhe pse të huaj ndaj ngjarjes, ata u ndjenë të përfshirë kur u përmend emri i Diego Armando Maradonës. Fraza e Chivut që shkaktoi zemërim ishte: “Çdo të dielë ka një rast të tillë, që nga koha e Maradonës që shënon një gol me dorë. Askush nuk i ka thënë kurrë asgjë.” Kjo deklaratë u interpretua si një përpjekje për të justifikuar mbrojtësin e Interit, Bastoni, i cili simuloi dhe festoi pas kartonit të dytë të verdhë dhe përjashtimit të Kalulu.
Faji i trajnerit zikaltër ishte përdorimi i lojtarit më të madh të të gjitha kohërave, “Dios del calcio” dhe simbolit të popullit napolitan, për të justifikuar veprimin e Bastonit. Kjo shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale nga tifozët e Napolit, të cilët sulmuan trajnerin rumun me komente si:
“Chivu nuk duhet as ta përmendë Maradonën”, “Laje gojën para se të flasësh për Maradonën” dhe “A e ke idenë kush është Maradona?”. Edhe tifozët e rivalëve historikë të Interit, si Milan dhe Juventus, iu bashkuan kritikave. Tifozët e Milanit talleshin se Chivu po shkonte aq larg në histori sa do të arrinte në lindjen e futbollit, ndërsa ata të Juventusit e quajtën Chivun “klloun” për krahasimin e rastit Bastoni me “dorën e Zotit”.
Përveç frazës për Maradonën, edhe deklarata e Chivut “Në Napoli kemi pësuar një padrejtësi” u vu në shënjestër. Ai kujtoi prekjen e Mkhitaryanit ndaj Di Lorenzës në ndeshjen në “Maradona”, e cila çoi në dhënien e një penalltie për Napolin.
Megjithatë, ajo që kontestohet gjerësisht nga tifozët e futbollit është mospërputhja mes fjalëve dhe veprimeve të Chivut.
Ai vetë kishte deklaruar pak ditë më parë se do të hynte në polemikat e arbitrave vetëm kur të shihte një trajner që, pasi të përfitonte nga një episod në favor, do të thoshte në konferencë shtypi: “Gabimi ishte në favorin tim, kërkoj falje.” Kjo sjellje e fundit ka shkaktuar zhgënjim rreth deklaratave të Chivut, pasi ai dukej si trajneri i duhur për t’i dhënë futbollit italian një frymë të re dhe sens të shëndoshë.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 Shkurt07:51
“Elbasani të besojë te titulli”, Gentian Bylykbashi: Ndaj Vllaznisë ndeshje reklame për kampionatin, por gara vazhdon
Elbasani u kthye pa pikë nga transferta në Shkodër, në një ndeshje që me pak më shumë fat mund të ishte mbyllur e...
SPORT
18 Shkurt23:22
Interi 'ngrin' në acarin norvegjez, Bodo/Glimt leksion futbolli gjigantit italian
Bodo/Glimt ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij edicioni në play-off-in e Ligës së Kampionë...
SPORT
18 Shkurt21:32
Fitore e thellë në Champions, Newcastle triumfon ndaj Qarabag
Newcastle ka triumfuar 1-6 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të Play Off të Champions. Anglezët vendosën takimin në “s...
SPORT
18 Shkurt21:31
Shërbente në forcat e rendit, gjendet i pajetë ish-futbollisti
Lajm i trishtë në futbollin italian. Ish-futbollisti Kristian Jidai u gjet i pajetë në Lido Adriano gjatë shërbimit të tij n&...
SPORT
18 Shkurt19:14
Shqipëria mbylli pa medalje Lojërat Olimpike Dimërore, Lara Colturi pjesë e “Top 10”
Shqipëria e ka përmbyllur pa medalje pjesëmarrjen në “Lojërat Olimpike Dimërore”, pas garave të fundit në di...
SPORT
18 Shkurt16:02
Legjenda e Benfikës ndjehet i turpëruar nga Prestiani: Akt racist kundër Vinit, unë e di të vërtetën
Luisao, ish-drejtor sportiv dhe legjenda e Benfikës, ka folur pas incidentit të djeshëm midis Vinicius Zhunior dhe Xhianluka Prestiani. Lojtari...
SPORT
18 Shkurt15:57
Lojërat Olimpike dimërore Milano Cortina 2026/ Colturi jashtë podiumit, Shqipëria nuk i’a del dot të marrë asnjë medalje
Shqipëria e mbylli sot pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke shënuar fundin e një avent...
SPORT
18 Shkurt14:47
Jashari, si suprizë për sfidën me Komon. Formacioni i mundshëm i Milanit pa Rabio në fushë
Në rikuperimin e javës së 24-t të Serie A, Milani përballet me Komon. Në këtë sfidë, Masimiliano Alegri duhet t&e...
SPORT
18 Shkurt14:27
Zyrtare/ UEFA hap hetim për incidentin mes Viniciusit dhe Prestianit
UEFA ka njoftuar zyrtarisht hapjen e një hetimi për incidentin midis Xhianluka Prestiani dhe Vinicius Zhunior gjatë ndeshjes së Ligës...
SPORT
18 Shkurt13:13
Mediat ndërkombëtare reagojnë për incidentin mes Vinit dhe Prestinianit: Skandal global, turp për futbollin
Mediat ndërkombëtare ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme në Da Luz mes Benfikës dhe Real Madridit. Vëmendje të madhe g...