KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores së Korçës Anila Kalanxhi
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro,...

Kalimi i kohës i ka lënë vetëm disa fije të argjendta në flokë. Fiziku, përkundrazi, ka mbetur po aq i fortë sa dikur. Më 4 shkurt 2001, Kakhaber Kaladze debutoi me Milanin. “E mbaj mend shumë mirë atë ndeshje, fituam 1-0 kundër Rexhinës me gol të Leonardos dhe unë isha shumë i kënaqur me paraqitjen time”.
Njëzet e pesë vjet më vonë, takojmë ishmbrojtësin gjeorgjian në një hotel në qendër të Milanos, të zgjedhur nga “Kakha” si bazë për një zhytje në të kaluarën. “Por unë vij shpesh këtu, është shtëpia ime e dytë. Ky qytet më ka dhënë shumë. Erdha shumë i ri dhe kur u largova isha një burrë”. Në mes, dhjetë sezone fitore të paharrueshme me fanellën kuqezi, përpara se të kalonte te Xhenova dhe më pas t’i futej politikës. Sot Kaladze është kryebashkiak i Tbilisit, por gjithmonë i hedh me kënaqësi një sy dashurisë së tij të vjetër.
Kakha, a është ende ky Milani juaj?
Sigurisht që jo, sepse nuk ka më Silvio Berluskonin. Dhe në përgjithësi, i gjithë futbolli italian ka ndryshuar. Kur erdha unë, Serie A ishte kampionati më i mirë i Europës dhe kishte yje botërorë jo vetëm te Milani, Interi apo Juventusi, por edhe te Parma, Fiorentina, Lacio apo Roma. Sot ka shumë më pak cilësi teknike.
Por ju fituat Championsin e fundit në 2007 me dopietën e Inzagit, që nuk ishte pikërisht një mrekulli e teknikës individuale…
Pipo ishte i jashtëzakonshëm. Në stërvitje e tallnim sepse nuk arrinte të bënte dhjetë pasime me topin në ajër. Por, djem, ai kishte diçka të lindur që e bënte një sulmues të frikshëm.
Sulmuesi më i fortë që keni markuar?
Nuk e di, kështu pa menduar gjatë më vjen Ibrahimoviç. Zllatani kishte një forcë fizike të jashtëzakonshme dhe në një derbi që e humbëm 2-1 më bëri të vuaj vërtet.
Ju bën përshtypje ta shihni sot Milanin jashtë Championsit?
Si mund të mos më bëjë? Dita e fundit e fazës së grupeve ishte spektakël, por në një moment i thashë vetes: ‘Mungon diçka’. Dhe ajo diçka ishte Milani. Ka të drejtë Maks Alegri kur thotë se rikthimi në Champions është një detyrim.
E dini që nga 31 maji nuk jeni më i vetmi lojtar gjeorgjian që ka fituar Championsin?
E di, e di. U gëzova shumë për Kvaratskhelian, që e njoh personalisht, edhe sepse babai i tij luante me mua në Gjeorgji. Është një djalë i mirë, madje shumë i turpshëm, dhe një lojtar i veçantë. Dhe, për momentin, mbetem i vetmi që e kam ngritur dy herë Championsin (qesh).
Të kthehemi te Milani. Alegri e ka rikthyer ekipin në zonat e kreut pas vendit të tetë sezonin e kaluar: a është ky fillimi i ngjitjes?
Shumë njerëz harrojnë se kur erdha në Milano, gjërat nuk shkonin shumë mirë. Klubi nuk fitonte prej disa vitesh dhe renditja ishte larg ideale. Vendimtare ishte më vonë, ardhja e Ançelotit në stol. Edhe Milani i sotëm vjen nga sezone pa fitore, por Alegri po bën një punë të madhe. Ka rikthyer mentalitetin e duhur dhe kuqezinjtë kanë filluar të luajnë sërish si skuadër, hapi i parë i domosdoshëm për të fituar.
Ançeloti gjeti një grup kampionësh. A ka sot Milani lojtarë të mëdhenj?
Siç thashë, cilësia ka rënë në përgjithësi, ndaj është e vështirë të bësh krahasime. Sekreti i suksesit tonë nuk qëndronte vetëm te niveli i lojtarëve. Milani im ishte një familje, dilnim shpesh për darka dhe ishim shumë të bashkuar. Ky aspekt bëri diferencën.
Kush ju pëlqen te skuadra e sotme?
Pulisiç ka instinkt për golin, pastaj është e lehtë të përmendësh Modriçin, pavarësisht moshës, që është më afër times sesa asaj të shumë kundërshtarëve të tij (qesh). Dhe nuk harroj Menja, një nga portierët më të fortë në botë.
E di që në Itali kritikohet shumë, por është shumë i fortë si fizikisht ashtu edhe teknikisht. E konsideroj një pjesë themelore për një Milan që dëshiron të rikthehet te fitoret, pa asnjë diskutim.
A ka një Kaladze të ri te ky Milan?
Zgjedh Pavloviçin, sepse është mëngjarash dhe luan me fizik si unë. Është ende i ri dhe duhet të përmirësohet në disa aspekte, por është në rrugën e duhur.
Duke folur për mbrojtës të mëdhenj, çfarë ndjesie patët 25 vite më parë kur gjetët në dhomën e zhveshjes Paolo Maldinin?
Po ju them vetëm kaq, e kisha posterin e tij në dhomë kur isha fëmijë. Kur Shevçenko, që ishte me mua te Dinamo Kiev, firmosi për Milanin, fillova ta bombardoja me pyetje për Paolon. Por e dini, derisa je jashtë, nuk e kupton vërtet. Kur mbërrita në Milano dhe e njoha, kuptova pse ishte kaq i madh. Ishte një njeri i përulur, i jashtëzakonshëm, përpara se të ishte një futbollist fenomenal. Më mësoi shumë.
Meqë jeni futur në politikë, diçka duhet të keni mësuar edhe nga Berluskoni…
Sigurisht. Po ju tregoj një episode, në vitin 2008 kishte luftë në Gjeorgji, një situatë e tmerrshme. Unë shkova te Berluskoni, duke ditur marrëdhënien e mirë që kishte me Putinin, dhe i kërkova nëse mund të bënte diçka. Ai e telefonoi përpara meje dhe pak kohë më vonë u firmos paqja. Silvio për mua nuk ka qenë vetëm një president i madh, sipërmarrës dhe politikan. Para së gjithash, për mua ai ka qenë një njeri i madh.
Është e vërtetë që me mikun tuaj Shevçenko keni debatuar për luftën në Ukrainë?
Kemi folur për këtë disa herë. Ne në Gjeorgji kemi përjetuar diçka të ngjashme, lufta është diçka e tmerrshme. Por pyetja themelore për mua është një: Ku po na çon e gjithë kjo? Nuk arrij të gjej një përgjigje.
Atletico Madrid triumfon me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Barcelonës, në gjysmëfinalen e parë të Copa Del Rey. Një fitore e ma...
Edhe pse është shumë shpejt për të vendosur, te Besiktas duan të blejnë përfundimisht Kristjan Asllanin. Serdal Adali, p...
Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u bë sot (e enjte) në Bru...
Shqipëria ka mësuar këtë të enjte kundërshtarët e Nations League, pas shortit të hedhur në Bruksel. Kuqezinjtë...
Armando Broja është tronditur me vendimin e fundit të Skot Parker. Trajneri i Bërnlit vendosi që ta dërgojë në tribun&eu...
Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është vënë sërish në qendër të zhvillimeve ligjore në Mbretërin&e...
Lajme të hidhura për Inter Miami dhe përfaqësuesen argjentinase. Pak ditë rifillimit të sezonit në MLS, ku Inter Miami do t...
John Stones, një nga pinjollët e Pep Guardiola-s, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Anglisë në...
Thomas Tuchel do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Anglisë deri në UEFA EURO 2028, turne që do të zhvillohet n...
Robert Levandovski është në një pikë kyçe të karrierës së tij. Sulmuesi polak është në muajt e f...