Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paket&eum...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Ha...
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prok...
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah t&eu...
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...
Partizani po kalon një nga momentet më de likate të sezonit dhe shqetësimi më i madh për skuadrën mbetet padyshim aspekti difensiv, i cili në javët e fundit ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në rezultatet e ekipit.
Humbja 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës e konfirmoi edhe një herë këtë problem, teksa të kuqtë vazhduan të shfaqin pasiguri në repartin mbrojtës në një moment vendimtar të kampionatit. Pas dy golave të pësuar ndaj bardhebluve, Partizani regjistron tashmë një statistikë negative, duke pësuar plot 12 gola në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.
STATISTIKAT- Kjo do të thotë se skuadra ka një mesatare prej 2 golash të pësuar për ndeshje, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për një ekip që synon zonën e “Final Four” dhe objektiva madhorë si kualifikimi në Europë. Një mesatare e tillë nuk ishte regjistruar më parë nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, çka e bën edhe më shqetësuese situatën aktuale të ekipit. Madje, edhe në periudhën kur Partizani pësonte gola në tetë ndeshje radhazi, skuadra nuk e kaloi kuotën e 12 golave të pësuar (11), duke mbajtur një mesatare më të ulët, konkretisht 1.5 gola për ndeshje. Kjo seri negative ishte regjistruar nga data 13 dhjetor 2025 deri më 6 shkurt 2026, një periudhë ku skuadra, pavarësisht problemeve në mbrojtje, arrinte gjithsesi të merrte rezultate më pozitive. Në atë fazë, edhe pse Partizani pësonte vazhdimisht gola, të kuqtë arritën të grumbullonin 10 pikë, duke treguar se skuadra kishte forcën për të reaguar dhe për të ruajtur ekuilibrin në garën për objektivat sezonalë. Ndryshe paraqitet situata aktuale, ku përveç problemeve difensive, skuadra nuk po arrin të reagojë as në aspektin e rezultateve.
BILANCI- Në gjashtë ndeshjet e fundit nuk regjistrohet asnjë fitore, ndërsa bilanci është tre barazime dhe tre humbje, një ecuri që ka komplikuar ndjeshëm garën për vendin e katërt. Kjo krizë ka ardhur pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, kur çdo pikë ka peshë të madhe dhe çdo gabim mund të kushtojë objektivin final. Aktualisht, Partizani renditet në vendin e pestë me 45 pikë, duke mbetur ende në garë për vendin e katërt, që siguron pjesëmarrjen në “Final Four”. Ky objektiv mbetet jetik për klubin, jo vetëm për aspektin sportiv, por edhe për mundësinë e kualifikimit në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Në këtë situatë, stafi teknik dhe trajneri Oltijon Kërnaja duhet të gjejnë sa më shpejt zgjidhjen për repartin difensiv, pasi pikërisht aty po lindin problemet më të mëdha të skuadrës. Pësimi i golave të lehtë, mungesa e ekuilibrit në tranzicionin negativ dhe vështirësia për të ruajtur rezultatin kanë penalizuar ndjeshëm Partizanin në javët e fundit.
Edhe në derbin ndaj Tiranës, skuadra krijoi mundësi dhe provoi të qëndronte në lojë, por gabimet në mbrojtje rezultuan vendimtare në humbjen 2-1. Në një kampionat kaq të balancuar, ku diferencat mes skuadrave janë minimale, stabiliteti difensiv shpesh bën diferencën mes suksesit dhe dështimit. Për Partizanin, koha për të reaguar është gjithnjë e më e kufizuar dhe çdo ndeshje e mbetur duhet trajtuar si një finale. Nëse të kuqtë arrijnë të rikthejnë sigurinë në prapavijë dhe të gjejnë sërish ekuilibrin mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese, shanset për të kapur vendin e katërt mbeten reale. Përndryshe, kjo periudhë negative mund të rrezikojë seriozisht një sezon që deri pak javë më parë dukej plotësisht i menaxhueshëm për objektivat e klubit, madje arriti deri në pikën ku u përmend edhe fjala titull. Në fund, futbolli shpesh vendoset nga detajet, dhe për Partizanin këto detaje aktualisht po kushtojnë shumë. Reagimi duhet të vijë menjëherë, përndryshe “Final Four” mund të mbetet vetëm një mirazh.
“Po punoj shumë për t’u rikthyer më i fortë se më parë”, kështu shprehej pak kohë më parë Ja...
Ndonëse dy herë në disavantazh setesh, Tirana ka dhuruar një tjetër provë force në finalet “paly off” të kam...
Manchester United po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, ku jo vetëm blerjet, por edhe shitjet do të jen&eu...
Real Madrid po planifikon skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm dhe është përqendruar në largimin e një grupi lojtar&e...
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ia ka faturuar humbjen me Elbasanin mungesë së përqendrimit të lojtarëve të tij. Ai ka the...
Manchester United ka triumfuar me shifrat 2-1 ndaj Brentford në kampionat. Skuadra nga Manchesteri e mbylli pjesën e parë në avantazh të...
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për dizenjatorin e arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, të cilat kanë thelluar akoma m&eum...
Shqipëria priti evenimentin më madhor kontinental të mundjes, teksa më datat 20-26 prill në Tiranë u zhvillua Kampionati Europian ...
Khvicha Kvaratskhelia, sulmuesi i PSG, në konferencë për shtyp para Champions, u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Bayern. “Jan&eum...
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Bayern në Champions. “Kompany është një trajn...