
Dëmtimi i zgjatur i Kevin De Bruyne ka hapur diskutime mbi të ardhmen e tij te Napoli, ndërsa interesimi nga Arabia Saudite dhe afrimi i Kupës së Botës mund të ndikojnë në vendimet e mesfushorit belg dhe të klubit italian.
Kevin De Bruyne ishte goditja më e bujshme e merkatos së verës për Napolin, por pritshmëritë e mëdha rreth mesfushorit belg u përplasën shpejt me problemet fizike. Ish-lojtari i Manchester City është jashtë fushave që prej 25 tetorit, pas dëmtimit në bicepsin femoral të pësuar në ndeshjen kundër Interit, dhe rikthimi i tij nuk pritet përpara muajit mars.
Ndërkohë që merkatoja e janarit ka hyrë në fazën më intensive, e ardhmja e De Bruyne në Itali ka nisur të vihet në diskutim.
Napoli mund të marrë në konsideratë largimin e tij nëse në adresë të klubit do të mbërrijnë oferta konkrete nga Arabia Saudite. Edhe vetë lojtari, sipas të njëjtave burime, do të ishte i gatshëm të vlerësonte alternativa të tjera për vazhdimin e karrierës.
Disa klube të Saudi Pro League thuhet se janë të interesuara për ta pasur De Bruyne në skuadër, madje edhe në kushtet aktuale të dëmtimit. Një transferim i tillë do t’i mundësonte mesfushorit të vazhdonte qetësisht fazën e rikuperimit, me objektivin kryesor që mbetet përgatitja për Kupën e Botës.
Pikërisht Botërori pritet të jetë boshti rreth të cilit do të merren vendimet e belgut, i lindur në vitin 1994. Ky turne shihet gjerësisht si Botërori i fundit i karrierës së tij, ndaj De Bruyne nuk ka ndërmend të rrezikojë një rikthim të parakohshëm në fushë që mund të sillte komplikacione apo dëmtime të reja.
Një tjetër faktor është edhe aspekti taktik. Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka gjetur ekuilibrin me skemën 3-4-2-1 dhe rikthimi i De Bruyne në këtë kontekst mund të kërkonte një periudhë të re përshtatjeje, jo domosdoshmërisht të menjëhershme.
Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipoteza dhe skenarë, pa negociata zyrtare të konfirmuara. Ndërkohë, pas fazës së parë të rehabilitimit të kryer në Belgjikë, De Bruyne pritet të rikthehet në Napoli brenda një jave për të vijuar programin e rikuperimit nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
8 Janar13:38
NOTA/ I mungoi prekja fituese ndaj United, por Broja mbetet pikë referimi te Burnley
Titullar dhe 76 minuta në lojë, pikë referimi në fazën sulmuese tek Burnley. Më në fund, Broja është rikthyer n&e...
SPORT
8 Janar13:11
Trajneri Alonso: Superkupa, prioritet absolut për Realin
Me një mendim të qartë në kokë, me një vendosmëri për tu adimiruar Çabi Alonso ka folur me tone të qeta, p...
SPORT
8 Janar12:31
Arsenal-Liverpul, supersfida e javës në Premier Ligë me rëndësi të veçantë
Sonte në mbrëmje merr jetë supersfida e parë e vërtetë e vitit në Angli, kur kampionët në fuqi të Premier Li...
SPORT
8 Janar12:11
Vlahovic “djeg” etapat, gati për sfidën me Inter, Juve bllokon merkaton
Juventus mund të rigjejë Dusan Vlahovic më shpejt se sa parashikohej.
Sulmuesi serb ka “djegur” etapat e rikuperimit dhe mund t&eu...
SPORT
8 Janar10:45
Notat/ Gjimshiti udhëheq Atalantën, rikthehet Hysaj, Torino “fshin” Asllanin
Me Gjimshitin titullar dhe 90-minuta në fushë, Atalanta doli me 3 pikë nga transferta përballë Bologna-s, një sukses 0-2 i vendo...
SPORT
8 Janar10:35
Presidenti i Lacios, Lotito shpërthen sërish ndaj arbitrave: A duhet të marr një mitraloz dhe t’i qëlloj të gjithë?
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka shpërthyer sërish ndaj arbitrave pas barazimit 2-2 me Fiorentinën.
“Kur ndodhin një sër...
SPORT
8 Janar10:05
U shfaq me filxhanin që mbante logon e rivalit historik, trajneri i klubit të Premier Ligës tërbon tifozët
Një gabim në dukje i parëndësishëm është shndërruar në një sensacion mediatik më të diskutuesh&eum...
SPORT
8 Janar09:18
Futbollisti algjerian tall tifozin kongolez në Kupën e Afrikës, pastaj kërkon falje
Algjeriani Mohamed Amoura provokoi zemërimin e tifozëve duke synuar Kouka Mouladinga-n i cili vishet si “Patris Lumumba” dhe ishte nj&eu...
SPORT
8 Janar08:15
Ibrahimovic nuk ka dyshime: Ronaldo "Fenomeni", mbetet më i miri i të gjitha kohërave
Zlatan Ibrahimovic ka rrëfyer një anë shumë personale të formimit të tij si futbollist, duke shprehur admirimin maksimal pë...
SPORT
8 Janar08:02
Mesfushori i Kombëtares bëhet baba për herë të parë
Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti kanë marrë dhuratën më të veçant&eu...