Evropa në prag të makthit energjetik, Arabia Saudite anulon dërgesat drejt Evropës
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...
Luis de La Fuente është shumë pranë nënshkrimit të kontrarës së re me Federatën Spanjolle të futbollit. Traj...
Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike n...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dorëzoi sot flamurin kombëtar ekipit olimpik Team Albania që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në datat 6 - 22 shkurt 2026 në Milano dhe Cortina d’Ampezzo të Italisë.
“Flamuri kuq e zi që po merrni sot është i “rëndë”. Ai mban në vete pritshmërinë e një vendi të tërë. Flamuri kuq e zi nuk ju kërkon domosdoshmërisht medalje. Ju kërkon dinjitet. Ai mishëron vlerat e paqes, respektit, krenarisë. Ai i tejkalon kufijtë përmes sportit. Flamuri kuq e zi ju kërkon të tregoni se Shqipëria është aty me ju, është e fortë, e denjë dhe e barabartë mes të barabartëve dhe mes më të mirëve të botës. Nisuni me besim! Garoni fort dhe me nder! Flamuri është në duart tuaja!” - deklaroi Presidenti i Republikës ndërsa i dorëzoi ekipit tonë flamurin kombëtar.
Veç urimit për sukses në alpet e Italisë, Presidenti i Republikës i shprehu ekipit tonë të skiatorëve mirënjohje dhe përgëzime për atë që kanë arritur në sport, duke e renditur Shqipërinë krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore dhe njëherazi sukses në alpet e Italisë.
“Një fakt i tillë na bën të gjithëve krenarë”, - deklaroi Kreu i Shtetit.
“Në Lojërat Olimpike të Milanos dhe Cortinës ju do të përfaqësoni Shqipërinë, vendin tuaj, do të mbani ambicien e Shqipërisë që po garon me më të mirët, aty ku deri dje ishim thjesht vizitorë të largët. Fakti që sot renditemi me dinjitet krah vendeve që kanë traditë shekullore në sportet dimërore, duhet të na bëjë të gjithëve krenarë. Kjo tregon se madhësia e një kombi për t’u përfaqësuar në sport e kudo nuk matet vetëm me kilometrat katrorë të pistave të skive që ne mund të kemi, apo terreneve sportive që ne mund të kemi, por matet me madhësinë e zemrës së atyre sportistëve që na përfaqësojnë”, - theksoi Presidenti i Republikës.
“Investimi tek talenti i jashtëzakonshëm i Lara Colturit dhe mbështetja për sportistët tanë, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti, tregojnë qartë se sporti shqiptar ka dalë nga faza e pjesëmarrjes simbolike”, - u shpreh Presidenti Begaj, i cili falënderoi të gjithë kontribuuesit që bënë të mundur arritjen e deritanishme dhe bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët.
Duke iu drejtuar katërshes së ekipit shqiptar që do të ngrejë flamurin kuq e zi Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Itali, Kreu i Shtetit theksoi se kjo pjesëmarrje, pavarësisht rezultatit, ju bën fitues të krenarisë së të gjithë shqiptarëve, veçanërisht të brezit të ri që mëson përmes shembullit tuaj se suksesi vjen me disiplinë, me punë, përkushtim dhe pasion.
“Kur të jeni në startin e garës, mbani mend se pas jush janë familjet tuaja, të cilat unë dua t’i falënderoj pafund për sakrificën e tyre, janë federatat dhe Komiteti Olimpik, por pas jush është edhe një popull i tërë që po mësohet të shohë flamurin e tij kuq e zi të garojë si i barabartë mes të barabartëve”, - deklaroi Presidenti i Republikës.
Kristjan Asllani është tashmë pjesë e Beshiktashit pasi klubi turk, ka nisur procedurën e regjistrimin të tij të menjëhe...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka mbyllur zyrtarisht aventurën e tij me klubin Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe pas vetëm ...
Çështja e vdekjes tragjike të Davide Astorit, ish-kapitenit të Fiorentinës, ka marrë një kthesë të re ligjore, ...
Arsenali po shkëlqen këtë edicion, duke udhëhequr në Ligën Premier dhe duke përfunduar në vendin e parë në faz...
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani ka mbërritur në Stamboll. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, Besh...
Aldi Gjumsi u përplas me trajnerin Ramadan Ndreu, gjatë ndeshjes Skënderbeu – Kastrioti. Sfida në Korçë është ...
Dëshira e madhe e Juves në këtë merkato dimri është Kolo Muani, por negociatat për të rikthyer francezin në Torin...
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që marrin pjesë në fazën play-off t&e...
Mbrëmje e “errët” për dy kryesueset e konferencave në NBA, me Oklahoman dhe Detroit, të cilat dolën të mundura ...
Sfida po afron dhe po ethet po shtohen. Në Poloni kanë nisur të komentojnë duelin mes kombëtares së tyre dhe Shqipëris...