Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prok...
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah t&eu...
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...
Policia gjermane ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e autorit të dyshuar të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së...
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në mbr&eu...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...

Federata Shqiptare e Futbollit po përballet me një skandal që ngre dyshime serioze mbi integritetin e Superligës, kampionatit që konsiderohet si niveli më i lartë i futbollit në Shqipëri.
Sot pasdite, katër skuadrat e fundit të renditjes arritën fitore ndaj ekipeve të kreut, disa prej tyre madje në transfertë, edhe pse teorikisht diferencat në cilësi dhe në objektiva janë tepër të mëdha.
Dakord, futbolli për këtë është i bukur, sepse dhuron surpriza dhe luftë të fortë deri në rënien e bilbilit, por kur këto “surpriza” ndodhin njëkohësisht në katër stadiume, atëherë jemi përballë një situate që ngre dyshime dhe, natyrisht, edhe shumë pyetje.
Por çfarë ishte në të vërtetë kjo e sotmja, një ditë e jashtëzakonshme për skuadrat e vogla, që njëlloj si Davidi mundën Goliathin, apo ishte një sinjal që gjërat në Superligën shqiptare kanë marrë tatëpjetën?
Vora me Elbasanin ishte ndeshja e parë që ra në sy të bookmakers-ave, të cilët e hoqën menjëherë nga kuotat e basteve, por ndërkohë që të gjithë thërrisnin ujku, çakenjtë po bënin kërdinë. Bylisi gjunjëzoi Vllazninë në “Loro Boriçi” përballë tifozëve të shtangur që nuk i besonin syve, ndërkohë që Flamurtari mundi Partizanin dhe Tirana Teutën brenda në Durrës. Sa shumë “rastësi” në dy orë.
Këto “surpriza”, në terma ndërkombëtarë quhen “red flag” dhe natyrisht duhet të kenë një verifikim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese, sepse në çdo vend normal, situata të ngjashme aktivizojnë mekanizma hetimi, nga federatat, kompanitë e monitorimit të basteve dhe në fund nga autoritetet hetimore.
Por në Shqipëri, kjo nuk ndodh. Të paktën deri në këtë moment.
Federata Shqiptare e Futbollit, që drejtohet prej më shumë se dy dekadash nga Armando Duka, duhej të ishte e para që të reagonte, sepse është përgjegjësja kryesore për garantimin e integritetit të kampionatit. Publiku shqiptar meriton të sqarohet nëse janë analizuar këto ndeshje dhe a do të nisë një hetim nga komisionet përkatëse të këtij institucioni.
Dakord, historia e futbollit ndërkombëtar na mëson se rastet e trukimit të ndeshjeve kanë qenë dhe janë prezent, edhe në kampionate elitare, por një trukim në bllok i të gjitha ndeshjeve, kjo zor që të ketë ndodhur në një vend ku luhet futboll normal. Dhe këtë “sukses” të futbollit normal dhe të pastër, Federata e zotit Duka e pretendon prej vitesh.
Sidoqoftë, pyetja që mund të bëjmë pas kësaj dite, ku dyshimi i lë vendin thuajse sigurisë, është e thjeshtë:
A do t’i hetojë prokuroria këto “surpriza” të katër stadiumeve shqiptare? Do të ishte në nderin e tyre sikur të ndodhte./PiranjatNews
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha ka gjetur golin e avantazhin për Dinamon e Zagrebit që në minutën e 5-të të...
Kompanitë e basteve “zhdukin” nga rezultatet live ndeshjen e Superligës shqiptare Vora–Elbasani. Siç ishte paralajmërua...
Partizani dhe Flamurtari do të zbresin në fushë në orën 16:00 për ndeshjen e javës së 34-të në Superiore. T&e...
Tirana sfidon Teutën, në kuadër të kampionatit shqiptar. Trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, bëri vlërësimin e tij para k&...
Para takimit ndaj Vorës, trajneri i ekipit nga Elbasani, Gvozdenovic, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. “Kemi gjashtë munges...
Analiza e koeficienteve të ofruar nga kompanitë e basteve për javën e fundit të Abissnet Superiore, bazuar në dokumentin e sigur...
Venezia ka zyrtarizuar rikthimin në Serie A pas vetëm një sezoni në Serie B, duke kurorëzuar një kampionat për t'u marr&eum...
Sezoni i Real Madridit po mbyllet pa trofe, por problemet nuk lidhen vetëm me rezultatet në fushë. Sipas raportimeve të ESPN dhe Marca, kl...
Bota e sportit është në zi pasi ka ndërruar jetë Aleks Zanardi. Ish-piloti italian i Formula 1 vdiq në moshën 59-vjeç...
Kristjan Asllani ka shkëlqyer në javën e 32-të të Superligës turke, duke u bërë protagonist absolut te Besiktas në...