Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...

Legjenda gjermane e Formula 1, Michael Schumacher, i cili u plagos rëndë në një aksident gjatë skijimit para 12 vitesh, nuk është më i shtrirë në shtrat, sipas informacioneve të publikuara nga gazeta britanike Daily Mail. Ish-kampioni botëror 57-vjeçar raportohet se tashmë ulet në një karrocë invalidësh dhe lëviz brenda hapësirave të tij private.
Procesi i rehabilitimit të tij po zhvillohet ngadalë dhe në kushte sekrete absolute, me shumë pak persona që kanë dijeni për gjendjen reale shëndetësore të tij. Sipas burimeve të cituara nga artikulli, Schumacher mund të lëvizë me karrocë invalidësh si në vilën e tij në Majorka, me vlerë rreth 30 milionë paund, ashtu edhe në rezidencën e tij në Gland të Zvicrës, pranë liqenit të Gjenevës, e cila vlerësohet rreth 50 milionë paund.
Përkujdesja për të është marrë përsipër nga bashkëshortja e tij, Corinna, me të cilën është i martuar prej 30 vitesh, në bashkëpunim me një ekip infermierësh dhe terapistësh që ndodhen në gatishmëri 24 orë në ditë. Kostoja e mbështetjes së vazhdueshme mjekësore raportohet të arrijë në dhjetëra mijëra paund në javë.
Mbrojtja e jetës private të Michael Schumacher konsiderohet prioritet absolut për familjen e tij. Që nga momenti kur pësoi dëmtime të rënda në tru, pasi u përplas me shkëmbinj gjatë skijimit pranë qendrës alpine të Meribelit në Alpet franceze, ai ka qëndruar plotësisht jashtë vëmendjes publike. Përpjekjet e ish-anëtarëve të stafit të tij për të shitur fotografi të Schumacherit në gjendje të rënduar fizike çuan, siç u bë e ditur vitin e kaluar, në dënime penale. Ndërkohë, raportimet se ai do të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij, Gina, në vitin 2024, nuk u konfirmuan kurrë.
Herë pas here, kanë qarkulluar spekulime lidhur me gjendjen e saktë shëndetësore të tij. Njëra prej tyre fliste për sindromën e “mbylljes” (locked-in syndrome), një gjendje e rrallë ku pacientët janë plotësisht të vetëdijshëm, por nuk mund të komunikojnë, përveçse përmes lëvizjes së syve. Megjithatë, disa burime të cituara nga publikimi e hedhin poshtë edhe këtë skenar, duke e cilësuar të pasaktë.
“Përshtypja është se ai kupton disa nga gjërat që ndodhin rreth tij, por me shumë gjasë jo gjithçka”, deklaroi një nga burimet, duke ofruar një nga indiciet e rralla mbi nivelin e komunikimit dhe perceptimit të shtatë herë kampionit botëror.
Trajneri i Arsenalit, Arteta u shpreh i zhgënjyer pas humbjes 2-3 ndaj Manchester United. “Ne e pranojmë humbjen. I përgëzojmë...
Bajerni pësoi humbjen e parë të sezonit në Bundesligë dhe Xhoshua Kimish përdori fjalë të forta për skuadr&e...
Marvin Çuni është zyrtarisht lojtar i Barit. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Rubin Kazanin për transferimin e sulmuesi...
Ardhja e Majkëll Kerrik në stol, edhe pse vetëm si trajner i përkohshëm, i ka dhënë jetë të re Mançester J...
Sulmuesi brazilian, Rafinja realizoi një tjetër gol për Barcelonën. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi që e pengoi në f...
Një nga enigmat më të mëdha në botën e sportit në dekadën e fundit mbetet gjendja shëndetësore e kampionit t...
Xherdan Shaqiri ishte protagonisti absolut i Basel në ndeshjen me Zürich të zhvilluar pasditen e së dielës në kampionatin zvicer...
E diela në NBA rezervoi surpriza të mëdha teksa dy prej skuadrave më në formë të momentit, Oklahoma City Thunder dhe San An...
Barça i përgjigjet shpejt Realit, triumfon 3-0 përballë Oviedo-s duke u rikthyer menjëherë në krye të La Liga-s, plu...
Atalanta u rikthye te fitoret në Serie A, duke dhënë një sinjal të fortë force pas triumfit të thellë 4-0 ndaj Parm&eu...