Gjithmonë i drejtpërdrejtë, shkrimtari dhe gazetari i njohur italian Roberto Saviano ka sulmuar fuqishëm botën e futbollit italian dhe veçanërisht Giuseppe Marotta, presidentin e Interit, përmes postimeve në rrjetet sociale pas polemikave të ndeshjes Inter-Juventus.
“Derisa Marotta do të ketë një rol në futbollin italian, të gjithë do të kenë ndjesinë se gjithçka është e falsifikuar. Kampionati italian sot është i deformuar, dhe nëse Interi e fiton, nuk do të ketë vlerë. Derisa këto dinamika të mbeten të paprekshme, kampionatet nuk do të jenë kurrë normalë”, shkruan Saviano.
Akuzat e tij lidhen me vendimet e mëparshme gjyqësore që kanë nxjerrë në pah influencën e grupimeve ultras, përfshirë ‘Curva Nord’, dhe lidhjet e tyre me drejtuesit dhe futbollistët e klubit. Ai gjithashtu nënvizon se zemërimi i Giorgio Chiellini-t pas ndeshjes duket se reflekton njohjen e mënyrës se si funksionojnë gjërat brenda Interit nën drejtimin e Marotta-s.
Debati u ndez pas fitores 3-2 të Interit ndaj Juventusit në derbin e Italisë, ku kontestime të mëdha shkaktoi nxjerrja me karton të kuq e Pierre Kalulu për dy kartonë të verdhë, ndërkohë që simulimi i Bastonit nuk u ndëshkua, një episod që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe mund të ndikojë te sezoni i Interit.
Deklaratat e Savianos kanë shtuar tensionin mbi diskutimet për drejtësinë dhe integritetin e futbollit italian këtë sezon.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
15 Shkurt20:45
Mbrëmje magjike për talentin shqiptar! Brajan Gruda gjen golin dhe asistin e parë në ndeshjen e tij të tretë në Bundesligën gjermane
Mbrëmje magjike për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda.
Në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Lajpcig në B...
SPORT
15 Shkurt15:46
Derbi i kryeqytetit, dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Partizani-Tirana
Partizani dhe Tirana do përballen në orën 16.30, në kuadër të ndeshjes së Superiores. Si trajneri Kërnaja, ashtu edhe ...
SPORT
15 Shkurt15:33
Derbi Partizani-Tirana, policia publikon planin e masave/ Ja rrugët që do të bllokohen
Pak orë para derbit kryeqytetas, Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvi...
SPORT
15 Shkurt13:22
Lara Colturi shkëlqen në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas, ja ku renditet
Koha e Lara Colturit është e njëjta me atë të Sara Hector dhe Stjernesund, ndërkohë që ajo ka lënë pas emra ...
SPORT
15 Shkurt11:57
Rey Manaj dërgon sinjale për Poloninë, sulmuesi i Kombëtares shënon dygolësh me Sivassporin
Rey Manaj ishte protagonist absolut në sfidën e radhës së Sivasspor kundër Vanspor, duke realizuar dy gola brenda pak minutash në...
SPORT
15 Shkurt11:42
Shpërthimi i Spalletti-t ndaj La Penna-s: E ke falsifikuar ndeshjen!
Juventusi nuk duron më. “Nuk mund të bëhet një gjë e tillë, nuk ekziston!”, bërtet Giorgio Chiellini në hy...
SPORT
15 Shkurt08:50
Inter fiton ndaj Juventusit, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit
Fitore e madhe e Interit 3-2 ndaj Juventusit në Derbin e Italisë. Cambiaso shënoi autogol në minutën e 17-të, ndërsa rregul...
SPORT
14 Shkurt11:08
Trajneri i Interit, Kivu nuk i trembet përballjes me Juventusin: Ndeshje normale
Kristian Kivu do të ketë një emocion në zemër. Sot ai do të ribashkohet me Luçiano Spaletin, një trajner roman p&eum...
SPORT
13 Shkurt22:08
Futbollisti i kombëtares mahnit tek Juventusi, 6 gola në 7 ndeshje
Gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit. Statistika që flet vetë për Arman Durmishin, sulmuesi 17-vjeçar shqiptar që ...
SPORT
13 Shkurt18:57
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Fikayo Tomori pritet të jetë lojtari i radhës i Milanit që do të nënshkruajë nj&...