SPORT

Shifrat e sezonit, të kuqtë me luhatje. Statistikat “nxjerrin zbuluar” mbrojtjen dhe sulmin e Partizanit

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 09:40

Partizani e mbylli sezonin 2025-2026 me një bilanc zhgënjyes, teksa skuadra e kuqe nuk arriti të siguronte një vend në “Final Four” dhe për rrjedhojë mbeti edhe jashtë Kupave të Europës, objektiva këto që konsideroheshin minimale në fillimin e kampionatit për një klub me historinë dhe pretendimet e kryeqytetasve.

PROBLEMET– Statistikat e përgjithshme të sezonit tregojnë qartë problematikat që shoqëruan ekipin gjatë 36 javëve të kampionatit, duke nisur nga mungesa e vazhdimësisë në rezultate e deri te paqëndrueshmëria në lojë, elementë që ndikuan drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare të skuadrës. Partizani regjistroi një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje, një statistikë e ulët për një skuadër që në nisje të sezonit kishte si objektiv luftën për titullin kampion, por që në fund u detyrua të pranonte një pozicion jashtë katërshes më të mirë të kampionatit.

SULMI DHE MBROJTJA– Edhe në aspektin ofensiv, të kuqtë nuk arritën të kishin efi kasitetin e duhur, teksa skuadra realizoi mesatarisht vetëm 1.05 gola për ndeshje, shifër kjo që tregon vështirësitë e ekipit për të qenë vendimtar në repartin sulmues dhe për të zgjidhur ndeshjet në momentet më të rëndësishme të sezonit. Në të njëjtën kohë, Partizani pësoi mesatarisht 1.3 gola për takim, statistikë që nxjerr në pah edhe problemet që skuadra pati në repartin difensiv, aty ku mungoi stabiliteti dhe ku në shumë ndeshje ekipi pësoi gola që ndikuan ndjeshëm në rezultatet fi nale. Megjithatë, gjatë kampionatit pati edhe periudha pozitive që krijuan bindjen se Partizani mund të rikthehej seriozisht në garën për objektivat madhorë, sidomos në periudhën nga data 6 shkurt deri më 9 mars, ku të kuqtë regjistruan pesë fi tore radhazi, ecuria më e mirë e sezonit për skuadrën kryeqytetase. Në atë moment të kampionatit, Partizani dukej një skuadër më e organizuar në aspektin taktik, me më shumë siguri në mbrojtje dhe me një frymë më pozitive në grup, ndërsa rezultatet krijuan idenë se skuadra kishte gjetur balancën e duhur për të luftuar deri në fund për një vend në zonën “Final Four”. Në atë periudhë, ekipi arrinte të menaxhonte më mirë ndeshjet, të shfaqej më agresiv në duelet direkte dhe të merrte maksimumin edhe në sfi da të komplikuara, duke fituar terren të rëndësishëm në renditje dhe duke rritur besimin brenda ambientit të klubit.

KRIZA- Por, gjithçka ndryshoi në fazën e katërt të kampionatit, aty ku Partizani kaloi periudhën më të vështirë të sezonit dhe humbi praktikisht çdo mundësi për të realizuar objektivat, teksa nga data 15 mars deri më 6 maj skuadra regjistroi plot tetë ndeshje pa fi tore, me pesë humbje dhe tre barazime. Kjo ishte edhe seria më negative e sezonit për të kuqtë, një ecuri që ndikoi drejtpërdrejt në largimin e ekipit nga katërshja e parë dhe që solli një klimë të rënduar brenda skuadrës, por edhe zhgënjim të madh te tifozët e Partizanit. Gjatë kësaj periudhe, skuadra humbi sigurinë në lojë, hasi vështirësi në ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe në shumë raste u shfaq e pafuqishme për të reaguar edhe kur ndeshjet shkonin në disavantazh, çka tregoi mungesën e stabilitetit psikologjik dhe të alternativave të duhura në organikë.

DËMTIMET– Ndikim në këtë situatë patën edhe dëmtimet e shumta, ndryshimet në pankinë dhe presioni i rezultateve, teksa Partizani gjatë sezonit ndërroi disa trajnerë dhe nuk arriti të krijonte vazhdimësinë e nevojshme në projektin sportiv. Sa i përket repartit ofensiv, golashënuesi më i mirë i skuadrës rezultoi Vusal Isgandarli me gjashtë gola të realizuar në kampionat, statistikë kjo që tregon edhe mungesën e një sulmuesi me shifra të larta realizimi në organikën e të kuqve. Pas tij renditet Toma me pesë gola, ndërsa Diego Kontreras e mbylli sezonin me katër realizime, duke qenë ndër lojtarët që në periudha të caktuara dhanë kontribut në repartin ofensiv, por pa mundur të kishin vazhdimësinë e duhur gjatë gjithë kampionatit. Në përgjithësi, sezoni i Partizanit u karakterizua nga shumë luhatje në rezultate dhe paraqitje, teksa skuadra nuk arriti të ruante një identitet të qartë loje dhe shpeshherë vuajti mungesën e stabilitetit si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë psikologjik. Për një klub si Partizani, që vitet e fundit kishte qenë vazhdimisht pjesë e garës për titull dhe Kupat e Europës, ky sezon përbën një hap të dukshëm pas dhe një sinjal të qartë se në verë do të nevojiten ndryshime të rëndësishme për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Shifrat e sezonit, të kuqtë me luhatje. Statistikat “nxjerrin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?