Tragjedi në Shkodër! Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën nëna bashkë me dy fëmijët
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur komunitetin e Medjugorjes dhe miliona besimtarë që vizitojnë qytetin çdo vit pë...
Zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e Francës kanë shkaktuar një fenomen të rrallë dhe ekstrem, k...
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Vajza e dy aktorëve të famshëm, Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, ka vendosur që të heqë ligjërisht mbiemrin e babait t&eu...
Trajneri italian, Carlo Ancelotti, u rikthye në Brazil disa orë më parë dhe njoftoi rinovimin e ekipit kombëtar, pas t...
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ...
Një veprim i zakonshëm që shumë njerëz e bëjnë pa e menduar, si shtypja e përsëritur e butonit të ashensorit...

Sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Balaj doli në konferencë para ndeshjes ndaj Flamurtarit.
“Jemi të vetëdijshëm që vijmë në këtë ndeshje jo në momentin tonë më të mirë. Realisht, kemi të nevojshme pikët. Si është gjendja, duhet të shohim ndeshjen e radhës që është me Flamurtarin në Shkodër dhe duhet të synojmë tri pikët. Për situatën që jemi, do të na ndihmonte goxha.
Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Po ta shohësh në bazë të kundërshtarëve, nuk mund t’i ndash. Në ndeshjet e fundit nuk kemi mundur të marrim trepikëshin ndaj kundërshtarëve, me të cilët deri diku në letër favorizoheshim. Duhet të lëmë pas ndeshjet që kanë kaluar dhe të fokusohemi te trepikëshi i radhës.
Penalltia me Tiranën? Duke parë momentin që ishte ndeshja, të vjen keq. Penalltitë i humbasin ata që i gjuajnë. Jam aty për të marrë përgjegjësi dhe ajo ishte goxha përgjegjësi. E humba dhe ndoshta nuk më vjen mirë, pasi do të na jepte një moral tjetër për ndeshjen. Vazhdojmë para, kështu është futbolli. Jemi aty për të marrë përgjegjësitë, nga unë i pari e te të gjithë.
Mundësia gjithmonë është për të kompensuar. Do të bëjmë më të mirën që të mbyllim këtë vit më tri pikë. Nuk është momenti më i mirë, një moment që nuk vjen rastësisht, duke ditur situatën që kemi kaluar. Kemi pasur dëmtime, gjë që ka sjellë performancat jo të duhura, jo ato që kërkojmë të gjithë nga skuadra. Mendoj që nuk është momenti për një analizë të detajuar, duhet të jemi optimistë të gjithë dhe në këto momente duhet të jemi pranë skuadrës.
Shkodra ka shumë tifozë që e duan Vllazninë dhe në këtë moment duhet të tregojnë që janë në mbështetje të skuadrës. Kur skuadra është në vështirësi, t’i gjenden pranë. I gjithë ambienti sportiv i Shkodrës mendoj, duke u nisur edhe nga gazetarët, kam parë një frymë deri diku jo të duhur. Shkodrës dhe Vllaznisë nuk i shkon për shtat, apo nuk e favorizon për momentin që është. Pa përjashtim të gjithë duhet të jenë aty, se Vllaznia ka nevojë që në vështirësi ta mbështesin.
Mendoj që në këtë moment në Shkodër shtohen specialistët dhe analistët e futbollit dhe sigurisht që reflekton një frymë jo pozitive. Hallet dhe problemet tona duhet t’i mbajmë këtu, të jemi afër njëri-tjetrit në këto momente, që zgjidhjen ta gjejmë dhe t’i shërbejë skuadrës për vazhdimësinë. Jo deri diku ta zhysim, apo të ngutemi e ta çojmë Vllazninë në krizë.
Krizën po e dëgjojmë prej shumë javësh, ndërkohë që Vllaznia me Elbasanin luajti për vendin e parë. Një javë më parë ishim me pikë të barabarta me Dinamon dhe në të gjitha mediat flitet që Dinamo është për kampion dhe Vllaznia është në krizë. Prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë moment dhe suportin ndaj skuadrës ta tregojmë edhe më shumë.
Në media dhe në rrjetet sociale, sepse ka shumë që punën e nisin kur Vllaznia është në krizë dhe në siklet. Por besoj reflektimi do të jetë në shkallët e stadiumit, aty duhet të vijnë tifozët dhe të tregojnë mbështetjen për skuadrën.
Skuadra është imune, por fryma nuk është e duhura besoj. Fryma që është ndërtuar rreth e rreth skuadrës e reflekton edhe në shkallët e stadiumit atë. E reflekton edhe me mungesën e tifozëve në stadium. Vllaznia nuk shpallet dot kampion me 10 javë, 5 javë apo 15 javë. Kampionati është i gjatë, duhen marrë ndeshjet një nga një. Me dy fitore prapë Vllaznia është aty ku duam të gjithë, prapë pretendente. Ngutemi të krijojmë situata, me kriza apo probleme të ndryshme, që në fund nuk i shërbejnë aspak skuadrës dhe interesave të Vllaznisë.
Jemi në kërkim të këtij trepikëshi, që do të na jepte frymë e besim. Besoj që skuadra deri diku po vjen në përmirësim e sipër, po vjen gjendja e lojtarëve që kanë pasur probleme e dëmtime. Nuk jemi këtu për të qarë hallet, por thjesht për të thënë si kapiten i skuadrës dhe si shkodran që ndjen përgjegjësinë që t’i rrimë afër Vllaznisë në momente të vështira, se vetëm kështu ecim para”.
Motra e Lionel Messit, Maria Sol Messi, është detyruar ta shtyjë dasmën e planifikuar për 3 janar, pasi ka pësuar një aksid...
Ekspertët e basteve e zhvlerësuan Partizanin për ndeshjen me Egnatian në Rrogozhinë. Kampionët e Shqipërisë fituan du...
Neymar ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në gju, pas dëmtimit që pësoi gjatë ndeshjes së kampionati...
Një trekëndësh ka dal në horizont ditët e fundit sa i takon merkatos mes Juventusit, Interit dhe Sassuolos. Bardhezinjtë synojn&...
Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks ...
Ish-portieri i njohur i Anglisë, Xho Hart, ka folur për ndeshjet e radhës të Bërnlit, një skuadër të cilën ka p&e...
Egnatia nuk ndalet në merkato. Kampionët e Shqipërisë po punojnë intensivisht për të forcuar skuadrën dhe për t&e...
Lamine Yamal nuk pushon kurrë së mahnituri, por këtë herë jo në fushë, por në ekranet e kompjuterëve. Asi 18-vje&...
Egjipti, favorit në Grupin B dhe i konsideruar si autsajder në këtë garë, e nisi fushatën e tij në Kupën e Kombeve t&e...
Pavarësisht lidhjeve të shumta ndër vite mes Erling Haaland dhe Real Madridit, sulmuesi aktualisht nuk është në planet e klubit....