Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë Stuhia godet Tropojën, pisha gjigante shembet mbi kullën historike në Padesh Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtet... SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mb... Procesi në Gjermani/ Mercenarët pranojnë në gjyq se do rrëmbenin shqiptarin për zhdukjen e drogës: Do merrn...
KOSOVA

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë

P
Piranjat13 November 2026, 18:02 · 4 min lexim
Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi

Gert Jan Koopman, drejtori i Përgjithshëm për Negociatat me Vendet e Fqinjësisë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, ka folur për çështjen e vendit kandidat për Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyrtari kyç për politikat e zgjerimit në BE, ka thënë se ai ‘’personalisht beson’’ se duhet të fillohet me shqyrtimin e aplikimit të Kosovës që është bërë në dhjetor të 2022.

‘’Personalisht, besoj se është shumë e rëndësishme që të fillojmë shqyrtimin e aplikimit të saj. Mendoj se, siç e dini, pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën janë hezituese. Por nuk bëhet fjalë vetëm për këto pesë shtete. Ka pasur gjithashtu probleme në veri të vendit dhe tani është rikthyer çështja e Dhomave të Specializuara’’, ka deklaruar ai.

Koopman, e ka vlerësuar si ‘’jashtëzakonisht të padobishme’’ çështjen e ligjit për Specialen, duke thënë se Kosova duhet të ‘’dëshmojë plotësisht përkushtimin e tij ndaj rrugës evropiane’’.

‘’E kuptoj se sot është miratuar një ligj. Kjo është jashtëzakonisht e padobishme. Unë do ta shihja çështjen në mënyrë të kundërt: për shkak se kemi një situatë delikate institucionale, me pesë shtete që nuk e njohin Kosovën, vendi në të gjitha këto çështje të tjera duhet vërtet të tregojë dhe të dëshmojë plotësisht përkushtimin e tij ndaj rrugës evropiane’’, ka shtuar ai.

Më tej, ai ka vlerësuar se ligji për Specialen ‘’nuk duhet të miratohet’’, dhe se, ‘’situata në veri të vendit të menaxhohet siç duhet’’.

‘’Kjo do të thotë të mos miratohet ligji për Dhomat e Specializuara dhe të sigurohet që situata në veri të vendit të menaxhohet siç duhet. Mendoj se, nëse kjo bëhet, është plotësisht e realizueshme që Këshilli i Bashkimit Evropian ta ftojë Komisionin Evropian të fillojë punën për aplikimin dhe të japë një opinion, që është hapi i ardhshëm. Më pas, i takon Këshillit të vendosë nëse Kosovës do t’i jepet apo jo statusi i vendit kandidat’’, ka vijuar më tej ai.

Në fund, Koopman ka thënë se nuk duhet të jetë ‘’shumë e vështirë’’ që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat me kushtin që vendi t’i përmbush kërkesat e lartpërmendura, porse, ka shtuar ai, ‘’ende nuk jemi në atë pikë’’.

‘’Kosova është partnere në procesin e zgjerimit dhe financimi i saj vjen nga një instrument që quhet Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA). Prandaj, nuk mendoj se duhet të jetë shumë e vështirë që vendet t’i japin Kosovës statusin e vendit kandidat, me kusht që ajo t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa. Por ende nuk jemi në atë pikë’’, ka thënë Koopman për Atlantic Council Europe Center.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.