Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin...
KOSOVA

Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

P
Piranjat12 November 2026, 18:22 · 3 min lexim
Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin

Mbetje mortore janë zbuluar të enjten në fshatin Brod, në Komunën e Shtërpcës në Kosovë, gjatë kërkimeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, sipas të cilit operacioni i kërkimit në këtë zonë kishte nisur më 6 nëntor 2026, pas marrjes së autorizimit përkatës gjyqësor.

Gjatë fazës së parë të kërkimeve, autoritetet nuk arritën të identifikonin vendndodhjen e varrit të dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite. Kërkimet u rifilluan më 12 nëntor, kur u bë i mundur zbulimi i mbetjeve mortore. Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet e gjetura do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekoligjore, ndërsa identifikimi i mundshëm i tyre do të kryhet edhe përmes analizave të ADN-së.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht sektorit që merret me hetimin e krimeve të luftës dhe personave të zhdukur. Procesi u mbështet edhe nga Prokuroria, përmes Departamentit për Krime Lufte.

Komisioni bëri të ditur se identifikimi i këtij lokacioni ishte rezultat i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me autoritetet kroate që merren me çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Një kontribut të rëndësishëm në këtë proces kanë dhënë edhe familjarët e personave të zhdukur, organizatat që përfaqësojnë familjet e tyre, si dhe qytetarët që kanë vënë në dispozicion informacione për vendndodhjen e dyshuar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi identitetin apo numrin e personave të cilëve mund t’u përkasin mbetjet e zbuluara.

Komisioni Qeveritar ka riafirmuar angazhimin për vazhdimin e kërkimeve në terren, me synimin për të zbardhur fatin e të gjithë personave të zhdukur me dhunë dhe për t’u dhënë familjeve të tyre përgjigje për më shumë se tri dekada pas luftës në Kosovë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.