Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Busin...
KOSOVA

Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

P
Piranjat12 November 2026, 18:13 · 2 min lexim
Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një reagim publik, BE-ja në Kosovë shprehet e shqetësuar për votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.

“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.

Më tej, në reagim theksohet se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Këto shqetësime lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe garantimin e llogaridhënies efektive.

“Gjithashtu, këto ndryshime ngrenë shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre. Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë të angazhuar në mënyrë aktive në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës.

Këtu përfshihet edhe nevoja për zhvillimin e konsultimeve paraprake përpara miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vijim të reagimit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nënvizon kështu rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare dhe të parimeve të sundimit të ligjit në çdo ndryshim që lidhet me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.