Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Një serial dokumentarësh i Netflix që përshkruan mbretëreshën Kleopatra VII si një afrikane me ngjyrë ka ndezur polemika në Egjipt. Madje një avokat ka paraqitur një padi se realizimi ka si synimin për të “fshirë identitetin egjiptian”. Një tjetër arkeolog i njohur këmbëngul se Kleopatra ishte “me lëkurë të çelët, por jo të zezë”. Në krahun tjetër producentja e dokumentarit tha se “trashëgimia e saj është shumë e debatuar” ndërsa aktorja që e luan Kleopatrën u tha kritikëve: “Nëse nuk ju pëlqen, mos e shikoni”. Adele James e bëri komentin në një postim në Twitter, ku shfaqeshin përmbledhje të komenteve abuzive që përfshinin sharje raciste.
Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe u bë mbretëresha e fundit e një dinastie greqishtfolëse të themeluar nga gjenerali maqedonas Ptolemeu i Aleksandrit të Madh. Ajo pasoi të atin Ptolemeun XII në 51 para Krishtit dhe sundoi deri në vdekjen e saj në 30 para Krishtit. Më pas, Egjipti ra nën dominimin romak. Identiteti i nënës së Kleopatrës nuk dihet dhe historianët thonë se është e mundur që ajo ose ndonjë paraardhës tjetër femër të ketë qenë një egjiptian indigjene ose nga ndonjë vend tjetër në Afrikë.
Uebsajti shoqërues i Netflix, Tudum, raportoi në shkurt se zgjedhja për të luajtur Adele James, një aktore britanike me racë të përzier, si Kleopatra në serinë e saj të re dokumentare ishte “një shenjë e debatit shekullor rreth racës së sundimtares egjiptiane”.
Por kur traileri u publikua javën e kaluar, shumë egjiptianë e dënuan paraqitjen e Kleopatrës. Zahi Hawass, një egjiptolog i njohur dhe ish-ministër i antikiteteve, i tha gazetës al-Masry al-Youm: “Kjo është krejtësisht e rreme. Kleopatra ishte greke, që do të thotë se ajo ishte lëkurë e çelët, jo e zezë”. Hawass tha se sundimtarët e vetëm të Egjiptit që dihet se kanë qenë me ngjyrë ishin mbretërit Kushite të Dinastisë së 25-të (747-656 pes).
“Netflix po përpiqet të provokojë konfuzion duke përhapur fakte të rreme dhe mashtruese se origjina e qytetërimit egjiptian është e zezë”, – shtoi ai dhe u bëri thirrje egjiptianëve të mbajnë qëndrim kundër gjigantit të transmetimeve.
Të dielën, avokati Mahmoud al-Semary paraqiti një ankesë pranë prokurorit publik duke kërkuar që ai të marrë “masat e nevojshme ligjore” dhe të bllokojë aksesin në shërbimet e Netflix në Egjipt. Ai pretendoi se seriali përfshinte materiale dhe përmbajtje vizuale që shkelnin ligjet e mediave të Egjiptit dhe akuzoi Netflix-in se po përpiqej të “promovonte mendimin afrocentrik… i cili përfshin slogane dhe shkrime që synojnë shtrembërimin dhe fshirjen e identitetit egjiptian”.
3 vjet më parë, planet për një film për Kleopatrën me aktoren izraelite Gal Gadot shkaktuan një debat të nxehtë në mediat sociale. Disa njerëz këmbëngulnin që roli nuk t’i shkonte një aktoreje arabe ose afrikane. Gadot më pas mbrojti vendimin duke thënë: “Ne po kërkonim një aktore maqedonase që mund t’i përshtatej Kleopatrës. Ajo nuk ishte aty dhe unë isha shumë e pasionuar pas Kleopatrës.” /BBC, Lapsi.al
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ka ardhur edhe reagimi i Keisi Medinit. Keisi shkruan se sinqeriteti i saj u mor për dobësi, e nd&e...
Luiz Ejlli TIRANË- Gjatë një bisede me Qetsorin, Luizi ka përmendur edhe Efin, i cili shprehet i prekur nga fjalët e saj, pasi...
Efi TIRANË- Efi dhe Kiara debatuan ashpër mbrëmjen e djeshme. Por gjatë një bisede me Bledin, Efi është shprehu...
Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë ser...
Balenciaga bie nga renditja, Prada marka më “hot” e momentit . Raporti i Lyst zbulon, për çdo sezon, trendin e markave të mo...
TIRANE- Kohët e fundit në mediat rozë po laudohet se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak ...
Pak ditë para fillimit zyrtar të fushatës për zgjedhjet vendore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama nisi një tjetër fus...
SHBA- Rachel McAdams ka bërë bujë për sesionin e saj të fundit fotografik, pasi ka pozuar me qime në sqetull. Aktorja, e cila &e...
FRANCE - Neymar dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë bërë të ditur se do të bëhen prindër. “E ënd&eum...
Luiz Ejlli Nga një marrëdhënie e ngushtë miqësore, raportet e Luizit dhe Efit, pas hyrjes së dytë të kësa...