SOCIALE

“Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Maj 2023, 11:00
“Estrada e Ballshit”, Luizi, Zhaklina dhe Kiara

Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që sot dominon skenën televizive, tallava-mbrëmjet, qokat parakulturore dhe sidomos rrjetet sociale. Cilësitë më përbashkuese të këtij grupimi janë : të rinj, të bukur, të cekët, pa ndonjë cilësi të spikatur artistike dhe, mbi të gjitha, refuzojnë të futen në detin e thellë të dijes. Sapo dikush guxon të notojë përtej cektinës disa centimetrëshe të bregut, fap, kasta jonë e bën dalje si të dëmshëm për shëndetin. Ai njeri përfundon në rrethin e përbuzur të "anonimëve" të artit a kulturës!
Kosova e quan këtë kastë Estradë dhe më pëlqen shumë si emërtim. Gjithmonë Estrada më dukej një fjalë qesharake, përbuzëse për nivelin kulturor të grupimit; sa herë që donim të talleshim me një fenomen përdornim shprehjen “Estradë Ballshi” që i shkon fiks kastës sonë të showbizit. Ne kemi “Estradë Ballshi”!
Për shembull nëse një vajzë a djalë shkon në një program televiziv për të kërkuar dashurinë, në përfundim të këtij programi ai/ajo ndoshta nuk e gjen dashurinë por sigurisht gjen famën. Menjëherë shpallet VIP dhe ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Po çfarë merite ka kjo vajzë e bukur që e veçon atë nga qindra balerina, këngëtare, poete, aktore etj që përpiqen me mish e me shpirt çdo ditë për të spikatur në zejen e artit?
Po pse kujt do t’i japë llogari Televizioni që shpall VIP-a?! Ai i din mire punët e veta…
Tjetër e përbashkët e ketyre tallava-artistëve është vaniteti. Ata kanë të njëtat buzë, të njëjtat mollëza, gjokse e bythë silikoni, shohin të njëjtët filma e këngëtarë limonatë, lexojnë kryesisht revista mode dhe portale, janë frekuentuesit më të shpeshtë të qendrave estetike, vdesin për shoping, dieta dhe palestër, kopjojnë në gjithçka sivëllezërit/simotrat e tyre të botës së madhe.
Më të mirët prej tyre të shikojnë me sy të mëshirshëm nëse të shohin të veshur me xhup të zakonshëm, xhinse a këpucë normale të blera te qendrat tregtare. Lëre pastaj po të panë me ndonjë libër fjala vjen të Hellbekut a Asturias, aty u mbushen sytë me lot nga keqardhja:
“Paska pjerdhë ky”…
Në çdo pritje janë të njëjtët, intervistojnë dhe lavdërojnë njëri –tjetrin dhe sapo ndahen shajnë atë që sapo lavdëruan në sy.
Ata jetojnë në qerthullin e tyre dhe pranojnë herë pas here të rinj që u nënshtrohen rregullave të përshkruara më lart. Është një domen tjetër ky, si ai i politikës apo biznesit, satelit i tyre, që na imponohet si “elitë kulturore” por që ka të bëjë me kulturën sa unë me regbinë.
Media e sjell në një formë të dhunshme këtë kastë parazitësh të paaftë duke bombarduar Televizionet, portalet, rrjetet sociale. Për të përfunduar te komshinjtë, shitëset, miqtë, të njohurit. Të gjithë të flasin për këta.
Luizi
Në këtë Big Brother, rastësisht, u fut edhe një djalë që nuk ishte pjesë e kësaj kaste (Estrade Ballshi). Ai ishte 37 vjeç (i plakur për kastën), i pakuruar estetikisht (kishte bark, hante si derr, gërrhiste), fliste si i vinte, ngacmonte me e pa shkak banorët, ishte agresiv përtej etikës së kastës (bon ton). Ai dukej si një ari në një dyqan qelqurinash.
Përballë tij kishte përfaqësues tipik të Estradës (kastës së showbizit) si Kristi, Kiara, Dea, Tea për të mos shkuar më tej.
Luizi është beniamini i popullit, Gavroshi i vegjëlisë. Ai është personazh empatik, ka sens humori, këndon bukur, e njeh mirë gjuhën dhe popullin e rrugës, është i rrahur nga jeta me vaj e me uthull. Luizi gjithashtu është edhe mashtrues i paskrupullt, bullizues konservator, gënjeshtrar, manipulant. Këto cilësi, të dytat më shumë se të parat, janë mjaft premtuese për ta shndërruar atë në një njeri të preferuar të popullit.
Por këtu dua të shtoj edhe një faktor që mendoj se ka luajtur rol të rëndësishëm në famën e Luizit: Luizi është shkodran. E them këtë pasi mendoj se në këto kohë, ku Rama i ka privuar figurat e veriut nga protagonizmi, veriorët të parët panë te Luizi një antidot për të shfryrë frustrimin e vet. Ata e bënë viral në fillim dhe orteku nuk mund të ndalej më.
Luizi është fiks e kundërta e modelit që shoqëria moralizon, ai është antiheroi pozitiv, Antikrishti. E bash këtu është suksesi i tij. Çdo gjë që thotë ai kthehet në meme jo se ka ndonjë vlerë por se kështu çmenden moralistët, të edukuarit, të sjellshmit, të lexuarit! Është një revoltë sociale ndaj modelit shoqëror, një klithmë “Ikni pirdhuni me gjithë modelet tuaja. Ky është spektakli ynë, ne duam të kundërtën tuaj”.
Vegjëlia nuk duron dot sjelljen e Deas, leksionet moralizuese të Zhaklinës apo tolerancën dhe edukatën e Kristit. Ata janë më të urryerit pikërisht se u duket se “i shikojnë nga lart”, “i shesin pordhë” popullit me sjellje të sofistikuara, flasin për bullizma e agresivitet verbal e broçkulla të tilla…. Te Luizi populli sheh të kundërtin e tyre, sheh djalin e vet, të komshiut, të lagjes; sheh mbase edhe një mënyrë për t’iu kundërvënë “regjimit” që as e prish fare qejfin nga kjo histeri e vegjëlisë....
Përkundrazi, regjimi është mjaft i lumtur me Luizin. Media e tij kryesore e krijoi mitin e Luizit dhe histeria pro tij mund të shfrytëzohet me mënyra perfide për vota atje ku më së shumti nevojiten. Pas kësaj le ta gëzojnë vegjëlia Luizin.
Ku ka shoqëri në botë që të kompensojë dështimet e veta me glorifikimin e një “gavroshi” që vegjeton në Televizion?!
E gëzofshi!
Zhaklina
Zhaklina është një police e moralit që herë pas here thotë se është një sfiduese e tij. Ajo është një vigjilente në mbrojtje të kauzave të të margjinalizuarve, grupimeve të lëndueshme nga dhuna, seksizmi, agresiviteti verbal. Në botë kjo lëvizje në mbrojtje të shtresave të tilla quhet “woke”.
Zhaklina ka një pasion të jashtëzakonshëm për kauzën që mbron. Shpeshherë arteriet karotide të qafës dhe gabzheri i saj marrin përmasa alarmante për spektatorët; britmat e saj ndaj banorëve kalojnë në histeri dhe krijonin shqetësim për gjendjen e saj mendore. Është aq pasionante sa ndonjëherë mendoj:
“ A e meritojmë ne si popull Zhaklinën”? A jemi ne në nivelin e duhur për të marrë ndihmën e saj të pakursyer?
Zhaklina nuk është dakort me agresivitetin, gënjeshtrën dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Luizit dhe ka për aleatë brenda shtëpisë të gjithë kastën e Estradës. Ajo rreshtohet haptas në krahun e viktimave të Luizit, ku shkëlqen Kiara, e përzgjedhura e tij. Zhaklina ishte aleate më e madhe e Kiarës në momentet kur Luizi tejkalonte etikën në raport me të. Edhe Kiara ishte e kënaqur deri diku për mbrojtjen e Zhaklinës…
Por gjërat ndryshojnë.
Kiara
Kiara është një vajzë e re bukuroshe, moderne, e kuruar, e lehtë, lozonjare. Ajo ndjen një tërheqje të papërballueshme nga bota e luksit, Televizionit, dritave, famës. Meshkujt e saj të ëndërrave janë doemos vanitozë, modernë, të kuruar, flasin bukur, janë tolerantë…Le ta themi më një fjalë të kohëve moderne: Ajo preferon metroseksualët, një kategori djemsh heteroseksualë që ndjekin modën, kanë qejf parfumet, kurohen estetikisht, bëjnë palestër, adhurojnë shoping, frekuentojnë sallonet e bukurisë, bëjnë solar e të tjera si këto.
Kur u fut në Big Brother, nëse do bënte një listë të djemve me të cilët mund të lidhej, Luizi ishte i fundit në renditje. Sigurisht Kristi ishte i pari. Kiara iu afrua haptas dhe i shfaqi simpatinë, me tepri, por Kristi i qëndroi larg duke e refuzuar. Kiara është nga ato vajza që pëlqen tingullin e fjalës më shumë sesa kuptimin e saj. Për shembull, kur dëgjon Kristin të përmendë fjalë si “frustracion” apo “kontekstualizim” Kiara fërgëllon. Nuk i dëgjon fjalët e tjera fare. Eufonia e “frustracionit” e kombinuar me manikyrin e zi, ekstravagancën në veshje e të tjera si këto e joshin Kiarën më shumë sesa një inteligjencë superiore, dell poetik apo sens i humorit. Ajo nuk e përmban veten në shprehjen e ndjenjave ndaj Kristit, disa herë, përkundër sjelljes së akullt të këtij të fundit…
Deri sa del në skenë Fama…
Fama
Kiara del jashtë dhe mahnitet kur sheh që dritat dhe prozhektorët e shqiptarëve janë drejtuar të gjitha drejt Luizit. Ky ishte një zhvillim i papërballueshëm. Befas Luizi bëhet modern, defektet e Luizit zhduken si me magji. Edhe Kristi gjithashtu. Ajo harron gjithçka kishte ndodhur deri atëherë dhe dashurohet fundemajë me Luizin e famshëm. Ai është krejt tjetër njeri nga sivëllai i vet Luizi i pafamshëm. Ajo rifutet në Big Brother dhe deklaron kapitullimin pa kushte!
Po a ka diçka që nuk shkon në këtë ndryshim 180 gradë të Kiarës?! Për mua është krejt normale. Fama është një cilësi që ndikon në joshjen e njerëzve. Padyshim, për të njëjtën bukuri mashkullore/femërore, njerëzit preferojnë të famshmin. Shpesh fama dhe paratë kanë eklipsuar bukurinë dhe zgjuarsinë. Ndodh që njerëz të caktuar joshen seksualisht nga fama, ata eksitohen dhe fiksohen pas të famshmëve. Pse zgjuarsia, humori apo bukuria qenkan të pranueshme për tu joshur një femër ndërsa paraja dhe fama jo?! Kiara u dashurua me Luizin e famshëm dhe ishte një ndryshim krejt i natyrshëm sipas meje.
Por jo sipas policisë së moralit dhe vegjëlinë!
Zhaklina, befas u bë bishë me Kiarën, ajo u kthye në prenë e preferuar të saj. Në emër të një kodi moral ajo i bërtiste Kiarës për nënshtrimin pa kushte ndaj Luizit. Ajo donte Kiarën tjetër, atë që natën e fundit rrinte me Oltën jo me Luizin. Me fjalë të tjera ajo donte “njeriun e kastës”, Kiarën sfiduese, jo këtë të nënshtruarën pa kushte para famës së një “fshatari të pakultivuar”.
Sigurisht Kiara mundet tia mbyllte gojën me një fjalë duke i thënë:
“Zhaku, më eksiton kaq shumë fama saqë kam filluar ta adhuroj nënshtrimin. Si i bëhet?”!
Por nga ta gjejë Kiara mençurinë? Ajo vjen nga Estrada…
Kiara është viktima perfekte për të gjithë. Ma kujtoi atë personazhin femër te “Eyes Wide Shut” që ndëshkohet pse kundërshtoi rregullat e sërës së lartë dhe shpëtoi Tom Kruizin nga vdekja. Ajo nuk duhej të thyente rregullat e kastës. Kiarës së dalë nga Big Brotheri i kërkohet llogari edhe për sjellje të Luizit brenda Big Brotherit, psh e pyesin: “Çfarë mendon ti Kiara për mendimin e Luizit për Përputhen”?
Hajde hajde… Se këta janë policët e sjelljeve të pëlqyeshme dhe duhet tu japësh llogari edhe për mendimet e të dashurit….! Duhet ta dënosh me patjetër.
Dhe për të argumentuar se pse ajo është e padenjë i përmendin ndryshimet nga fama! Këta që veç për famë jetojnë!
Por Kiarën nuk e don as populli. Edhe populli do një nuse tjetër për beniaminin e vet, një nuse të popullit. Prandaj i vërsulen me video të zeza, e shajnë me fjalë të tmerrshme. Biri i popullit, Gavroshi i tyre meriton një bojalleshë besnike që e adhuron, një fanse të vdekur për të. Dhe me shumë mundësi njeriu i popullit do ju dorëzohet adhuruesve: Do e gjejë shpejt një nuse siç u pëlqen atyre.
Dhe atëherë do të shpërthejë lumturia…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë