Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ... “Asambleja e paranojës, terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshë... EKSKLUZIVE/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja Debate në Asamblenë e PS/ Fatmir Xhafaj del kundër propozimit të Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjash... Berisha: NATO anuloi samitin në Shqipëri për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin Berisha: Kushdo që ka grabitur pasuritë më të bukura të Shqipërisë, do të mbajë përgjegjësi “Kush ka probleme me drejtësinë, të merret vetë”/ Rama flet për Ballukun pasi refuzoi kërkesën e SPAK për t... Reshjet intensive në qarkun e Shkodrës, probleme me qarkullimin në Shalë dhe Kamicë Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lid... “Ringjallet” Gjermania, “çmonton” Serbinë brenda në Beograd, Klopp: Futbolli gjerman është në dorë të sigur... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë Dhjetra kantiere, dy kompani, zero konkurrencë/ Si i masakroi Emiriana Sako fondet e rindërtimit në Durrës
BOTA

Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një tjetër

P
Piranjat14 November 2026, 14:10 · 2 min lexim
Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në Zefiri, në bashkinë e Filit, mesditën e së shtunës. Dy zjarrfikës, përkatësisht 23 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën pasi një pjesë e ndërtesës ku po ndërhynin u shemb. Nga incidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër zjarrfikës.

Autoritetet po hetojnë nëse dy efektivët humbën jetën nga asfiksia, për shkak të tymit dhe kushteve brenda ndërtesës që ishte përfshirë nga flakët, apo nëse u zunë poshtë nga materialet ndërtimore që u shembën.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Katsantoni”, në bashkinë e Filit. Qendra Operacionale e Shërbimit Zjarrfikës u njoftua rreth orës 11:40 të paradites, sipas orës lokale.

Në vendngjarje u angazhuan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete nga stacionet e 10-të, 6-të dhe 12-të të zjarrfikësve të Athinës, si dhe forcat e njësisë speciale EMAK.

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po ndërhynin brenda ndërtesës së braktisur, një pjesë e saj u shemb, duke shkaktuar alarm për nxjerrjen e efektivëve të bllokuar.

Njëri prej zjarrfikësve u nxor fillimisht pa shenja jete dhe u mor nga një ambulancë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës (EKAB), për t’u transportuar në Spitalin Attikon. Një tjetër u nxor i plagosur, ndërsa informacionet e para bënin të ditur se po kërkohej edhe një zjarrfikës i tretë.

Informacionet e fundit konfirmojnë vdekjen e dy zjarrfikësve dhe plagosjen e një tjetri.

Shkaqet e zjarrit, si dhe rrethanat që çuan në shembjen e një pjese të ndërtesës, vijojnë të jenë nën hetim.

Për këtë qëllim është angazhuar Njësia Hetimore për Krimet e Zjarrit në Athinë. Të dhëna të rëndësishme pritet të dalin edhe nga hetimi mbi rrethanat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.