Trajneri Armir Grima pas shortit të Nations League: Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B
Në Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League. Skuadra kuqezi do të garojë në Grupin B1, ku do të ketë përballë Belgjikën, Serbinë dhe Rumaninë. Pas shortit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, foli për fshf.org, duke komentuar kundërshtarët […]

Në Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League. Skuadra kuqezi do të garojë në Grupin B1, ku do të ketë përballë Belgjikën, Serbinë dhe Rumaninë.
Pas shortit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, foli për fshf.org, duke komentuar kundërshtarët që do të ketë përballë skuadra kuqezi.
“Ne e prisnim që të kishim ndeshje të forta dhe, ashtu siç e parashikonim, edhe shorti na rezervoi kundërshtarë të tillë. E dimë forcën dhe nivelin e ekipeve në Ligën B. Belgjikën e njohim, pasi jemi përballur me të para disa kohësh. E dimë forcën e Serbisë, ashtu si edhe nivelin e Rumanisë. Ishim të përgatitur që do të kishim kundërshtarë të fortë dhe do të përgatitemi për të përmbushur objektivat tona dhe për të bërë sa më mirë në këtë grup.
Na pret një punë e vështirë. Po mendojmë të forcojmë sa më shumë skuadrën dhe të afrojmë në grup vajza sa më cilësore, pasi këto ndeshje kërkojnë një ekip të fortë për t’u përballur me kundërshtarët që kemi përpara. Objektivi ynë është të qëndrojmë në Ligën B dhe, gjatë ndeshjeve, të shohim se si do të shkojnë gjërat. Pse jo, të pretendojmë edhe diçka më shumë”, u shpreh trajneri Grima.
Dy ndeshjet e para të këtij edicioni janë programuar të luhen në periudhën 23 shkurt – 6 mars, ndërsa dy takimet e radhës do të zhvillohen nga 13 deri më 24 prill. Dy sfidat e fundit të grupit janë planifikuar për periudhën 7–15 qershor.
Në ditët në vijim pritet të përcaktohet kalendari i plotë i ndeshjeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen takimet.
Lexo edhe
SPORT
Atletico Madrid pret Bayern Munich në Champions, bavarezët me disa mungesa të rëndësishme

Egnatia hap thesin, 100 mijë euro premio për fitoren në Rumani

Përplasja horror me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife-s në Spanjë

Futbolli spanjoll në zi/ U përplas me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

Cristiano Ronaldo Junior merr ftesën e parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë





