VIDEO/ E goditi me shuplakë në vesh në mes të rrugës, gruaja humb dëgjimin përgjithmonë! Arrestohet 38-vjeçari
Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë. Ngjarja u regjistrua […]

Një sulm i papritur ndaj një gruaje në Turqi ka përfunduar me pasoja të rënda për shëndetin e saj. Një 38-vjeçar është arrestuar në qytetin e Nevşehirit, pasi dyshohet se goditi me shuplakë në vesh një grua që ndodhej jashtë një supermarketi, duke i shkaktuar humbjen e dëgjimit në veshin e majtë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Kapucubaşı, ku i dyshuari, i identifikuar si Tolga Çelik, iu afrua nga pas gruas me inicialet S.E. dhe e goditi papritur në vesh. Momenti i sulmit u filmua nga kamerat e sigurisë së zonës.
Pas incidentit, gruaja iu drejtua policisë dhe bëri kallëzim ndaj 38-vjeçarit. Gjatë marrjes në pyetje, Çelik mohoi se e kishte goditur qëllimisht, duke pretenduar se bëhej fjalë për një kontakt aksidental dhe se krahu i tij e kishte prekur “pa dashje”.
Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se gruaja kishte pësuar humbje të dëgjimit në veshin e majtë. Sipas raportit mjekësor, dëmtimi ishte i tillë që nuk mund të trajtohej me një ndërhyrje të thjeshtë, megjithëse nuk përbënte rrezik për jetën.
Pas hetimeve, policia e referoi çështjen në gjykatë, e cila vendosi arrestimin e 38-vjeçarit. Ai u dërgua më pas në burg, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë momentin e sulmit.
Lexo edhe
BOTA
Kush është hakeri më i rrezikshëm në botë që arriti të vjedhë 6.3 miliardë dollarë?

Elon Musk i shqetësuar nëse humb Trump në 2028: Demokratët do të hapin kufijtë, po erdhën në pushtet

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundër presionit të Bullgarisë: Nuk mund ta ndryshojmë Kushtetutën pa vullnetin e qytetarëve

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë





