Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
SHOWBIZ

VIDEO/ Pasi zbuloi "partnerin", Ronela Hajati reagon e revoltuar: Paskeni qenë të vdekur, gjithë fokusi ke dashnori

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, pas lajmeve që qarkulluan në media lidhur me një video të saj humoristike në TikTok, ku provoi një filtër që pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit

P
Piranjat 3 November 2026, 19:22 · 1 min lexim
VIDEO/ Pasi zbuloi "partnerin", Ronela Hajati reagon e revoltuar:

Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, pas lajmeve që qarkulluan në media lidhur me një video të saj humoristike në TikTok, ku provoi një filtër që pretendon të parashikojë partnerin aktual të përdoruesit.

Pas publikimit të videos, ku Ronela bëri batuta për rezultatin e filtrit që i nxori si partner të supozuar një president të martuar nga Mongolia, vëmendja e mediave u përqendrua te jeta e saj sentimentale.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares, e cila përmes një videoje të publikuar në Instagram ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si trajtohen lajmet që lidhen me të.

“Gjithë fokusi i jetës, i punës, i showbizit është vetëm tek i dashuri, dashnori dhe kush është ai. Domethënë, shkon e bën këngë, investon, bën intervistë 3 orë, titulli është prapë ‘zbulohet i dashuri’. Paskeni vdekur, domethënë”, u shpreh Ronela.

Përmes këtij reagimi, këngëtarja duket se ka kritikuar tendencën për ta zhvendosur vëmendjen nga puna dhe projektet e saj artistike te jeta private, duke ironizuar mënyrën se si pasqyrohet në media.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.