Vrasja e Gentian Bejtjes, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn
Gjykata e Apelit e Tiranës ka dhënë vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.

Gjykata e Apelit e Tiranës ka dhënë vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës.
Apeli e ka dënuar Beqarajn me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vite e 8 muaj burg. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 24 vite heqje lirie duke përfituar kështu zbritjen e dënimit me të paktën 4 vite.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në atentat. Ai dyshohet se ka transportuar katër autorët e dyshuar pasi këta të fundit dogjën automjetin tip “Land Rover Discovery”, të përdorur në vrasje, në fshatin Hasan. Më pas, me një automjet tip “Golf 7”, i ka larguar në drejtim të Bubqit.
Përveç Beqarajt, në dosjen e kësaj ngjarjeje janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, dyshohet si një nga personat që morën pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e Gentian Bejtjes. Ai është akuzuar për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit. Plaku u arrestua në Orikum më 3 gusht 2025, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Edison Haxhiu është një tjetër person i hetuar për këtë ngjarje. Ai dyshohej se kishte bashkëpunuar me Beqarajn dhe kishte ndihmuar në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e atentatit. Në korrik 2025, Gjykata e Tiranës vendosi shuarjen e masës së arrestit dhe lirimin e tij nga burgu, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars 2024, në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Katër persona të armatosur, të cilët udhëtonin me një automjet tip “Land Rover Discovery”, hapën zjarr në drejtim të tij me armë automatike.
Pas atentatit, autorët u larguan dhe dogjën automjetin në fshatin Hasan. Më pas, dyshohet se u transportuan me një automjet tjetër, tip “Golf 7”. /Fatjon Gjinaj – Syri tv/
Lexo edhe
AKTUALITET
Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg

Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari

9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë

“Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipëria largohet nga rruga e BE-së...





