2 mijë efektivë në terren dhe postoblloqe! “Blindohet” Kryeministria, ministritë dhe selia e PS, qytetarët denoncojnë: Sapo na shohin me flamuj në duar…
Rreth 2 mijë forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Masat e sigurisë janë shtuar në disa pika të kryeqytetit, ku janë ngritur postoblloqe në kryqëzime dhe në hyrje-daljet e qytetit. Efektivët po kryejnë kontrolle ndaj automjeteve që hyjnë në Tiranë, ndërsa disa qytetarë kanë denoncuar kontrolle […]

Rreth 2 mijë forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Masat e sigurisë janë shtuar në disa pika të kryeqytetit, ku janë ngritur postoblloqe në kryqëzime dhe në hyrje-daljet e qytetit.
Efektivët po kryejnë kontrolle ndaj automjeteve që hyjnë në Tiranë, ndërsa disa qytetarë kanë denoncuar kontrolle nga ana e policisë, duke pretenduar se u janë kontrolluar edhe automjetet dhe sendet personale, megjithëse, sipas tyre, kishin me vete vetëm flamuj kuqezi.
Ndërkohë, pranë godinës së Kryeministrisë janë pozicionuar autobotë me ujë, si pjesë e masave të marra nga Policia e Shtetit.
Grupe të posaçme të forcave të policisë janë vendosur gjithashtu pranë selisë së Partisë Socialiste, Ministrisë së Brendshme dhe në zonën e Bllokut të Ministrive.
Masat e shtuara vijnë në kuadër të protestës kombëtare të thirrur për 28 Nëntorin, ku pritet të marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjobë për “Pronatyra treg” dhe “Redian Dobruna”/ AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore në të gjithë vendin, ndalon edhe aktivitetin e...

“28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është nëntori i tretë

114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi





