Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Nëntor 2026 Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit? Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës
AKTUALITET

Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht […]

P
Piranjat28 November 2026, 08:07 · 2 min lexim
Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 500 metra nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Shqetësimi më i madh mbetet situata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ku intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre dy qarqeve mund të shfaqen edhe përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

 

Reshjet pritet të sjellin gjithashtu rritje të prurjeve në lumenjtë Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sa u përket temperaturave, ato pritet të luhaten nga 10 deri në 14 gradë Celsius në bregdet, nga 8 deri në 14 gradë në zonat e ulëta dhe nga 2 deri në 10 gradë në zonat malore.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore pritet të jetë deri e fortë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.