Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është n... 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj, Rama e Kurti pjesë e ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit në Vlorë... 28 Nëntori, NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjell... Erion Veliaj uron 28-29 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur Flamurin Kuqezi... Kompania OpenAI ngre kundërpadi ndaj Apple, e akuzon për vjedhje sekretesh tregtare dhe pengim të konkurren... BIRN: Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Reshje intensive, dëborë dhe rrezik përmbytjesh/ Parashikimi i motit për sot, 28 nëntor 2026 Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Nëntor 2026 Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit? Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave
AKTUALITET

“28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon sot në Tiranë, autokolona mbërrin në Shkodër: Ky është nëntori i tretë

Shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një autokolonë automjetesh, të mbuluara me flamuj kuqezi, ka mbërritur në Shkodër dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku pritet t’i bashkohet qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej. Pjesëmarrësit shprehen se këtë herë janë kthyer në atdhe jo vetëm për të festuar Ditën […]

P
Piranjat28 November 2026, 10:27 · 2 min lexim
“28 Nëntori, festë dhe protestë”/ Diaspora zbarkon

Shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një autokolonë automjetesh, të mbuluara me flamuj kuqezi, ka mbërritur në Shkodër dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku pritet t’i bashkohet qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej.

Pjesëmarrësit shprehen se këtë herë janë kthyer në atdhe jo vetëm për të festuar Ditën e Pavarësisë, por edhe për t’iu bashkuar protestës dhe për të kërkuar ndryshime politike.

Ata theksojnë se rikthimi i shqiptarëve nga diaspora lidhet me dëshirën për t’i dhënë fund tranzicionit politik dhe për të vendosur vendin në rrugën e një politike normale.

“Zemërimi i diasporës, të gjithë së bashku kthehemi në Atdhe. Këtë herë kthehemi jo për të keqen më të vogël, siç thotë Edi Rama, por për t’i dhënë zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

 

Kur ta kthejmë vendin e politikës normale, do të bëjmë edhe bashkimin kombëtar. Jemi për festë dhe për protestë. Pasi të largojmë Ramën, festa do të jetë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehen pjesëmarrësit.

Autokolona nga veriu pritet të vijojë udhëtimin drejt Tiranës, ku do të bashkohet me shqiptarë të tjerë që kanë ardhur nga qytete të ndryshme dhe nga jashtë vendit për manifestimin e 28 Nëntorit, aty ku pjesëmarrja priotet të jetë masive.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.