Jeta ime, protesta ime!

Nga Platin Gocllari
Përshëndetje! Unë jam Platini Gocllari. Vij nga fshati Novoselë, komuna Pirg, bashkia Maliq. Kam lindur me probleme fizike.Por jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë, sepse shërbimet kanë qenë gjithmonë të pamundura për mua. Unë kam shumë dhimbje, nga këmbët e deri te qafa. Mundohem çdo natë të fle, por nuk arrij dot të bëj një gjumë të rehatshëm.
Fle gjithmonë me intervale gjysmëorëshe, sepse dhimbjet e mia nuk më lejojnë të bëj një gjumë të qetë.
Përveç vëllait dhe shoqërisë sime të ngushtë, nuk më është afruar njeri tjetër për të më ndihmuar.
Ky është realiteti.
Ndihma e shtetit për personat me aftësi të kufizuara ka qenë zero. Zero, absolutisht zero!
Edhe këtë karrocë e kam gjetur me ndihmën e shoqërisë. Asnjë karrocë për personat me aftësi të kufizuara nuk ma ka dhuruar shteti. Na ka premtuar ndër vite: "Do t'ju japim, do t'ju japim!" Sa herë që ka fushatë, na kanë bërë propagandë, gjoja se do të na ndihmonin me karroca. Por asgjë nuk kemi parë.
Çdo gjë e kemi arritur me forcat tona, por edhe forcat e mia kanë një kufi. Ato mbarojnë. Nuk kam më shpresë.
Vjen një moment kur njeriu dorëzohet.
Por më duhet të gjej edhe pak forcë për të luftuar. Një mjek më ka thënë se me qeliza staminale mund të rikuperohen kontraktimet që kam dhe të bëj një jetë sa më normale, të ushqehem sadopak edhe vetë, pa qenë gjithmonë i varur nga vëllai, shoku apo prindërit.
Të kem edhe unë një jetë të pavarur, si gjithë të tjerët.
Kjo është ëndrra ime. Për ta realizuar, kërkohet një shumë e konsiderueshme, thuajse 100.000 euro.
Por kjo për mua është pothuajse e pamundur.
Megjithatë, shpresoj që, me ndihmën e shqiptarëve, të bëhet diçka e mirë edhe për mua.
Shpresoj dhe besoj se dora e Zotit do të ndikojë në zemrat e shqiptarëve, që të dhurojnë dhe të më ndihmojnë edhe mua të realizoj diçka të bukur, të bëj realitet një ëndërr./ piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Lexo edhe
EDITORIAL
Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën

Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër!

Historia e Serbisë në 65 fjalë

Dilema e Prokurorisë së Posaçme: Kush është funksionar i lartë, subjekt i posaçëm?

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh





