28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo vit
Nga ky vit, 28 Nëntori do të ketë një vend të veçantë edhe në kalendarin e Nju-Jorkut, qytetit ku jetojnë

Nga ky vit, 28 Nëntori do të ketë një vend të veçantë edhe në kalendarin e Nju-Jorkut, qytetit ku jetojnë mbi 100 mijë shqiptarë dhe amerikanë me origjinë shqiptare. Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë që njeh zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke e kthyer atë në një datë që do të përkujtohet çdo vit në metropolin amerikan.
Rezoluta u miratua më 19 nëntor 2026, me propozim të këshilltares Amanda C. Farías, nismës së të cilës iu bashkuan edhe tre këshilltarë të tjerë, Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.
Përmes dokumentit, Këshilli i Qytetit nderon jo vetëm shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, por edhe kontributin që komuniteti shqiptaro-amerikan ka dhënë në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Nju-Jorkut.
Sipas të dhënave të cituara në rezolutë, mbi 100 mijë banorë me prejardhje shqiptare jetojnë në pesë njësitë administrative të qytetit, me përqendrimin më të madh në Bronx dhe Staten Island.
Dokumenti i kushton rëndësi edhe historisë së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke rikujtuar mbështetjen amerikane për pavarësinë dhe shtetësinë shqiptare dhe duke i dhënë festës kombëtare të shqiptarëve njohje institucionale të përvitshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd

E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

Prodhuesit: Paketa e re fiskale rrezikon të rrisë kostot dhe të dobësojë konkurrueshmërinë

Fytyra “sociale” e qeverisë/ Uji i shishes me 6% TVSH, uji i rubinetit rritet në 21%

Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët

“Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJKKO pranon provat e reja: Mësoj...

“Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më njihte grupi im kriminal, më kish...

Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë





