Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përbal... Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër
BOTA

VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë vendit

P
Piranjat27 November 2026, 13:41 · 3 min lexim
VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm

 

Një moment të sikletshëm përjetuan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, gjatë një telefonate me ushtarë amerikanë që shërbejnë jashtë vendit, në kuadër të festimeve për Ditën e Falenderimeve, kur presidenti amerikan i drejtoi njërit prej tyre një pyetje jo fort të zakonshme.

Në një moment, Trump u përpoq të përfshinte në bisedë edhe bashkëshorten e tij, e cila ndodhej pranë tij.

“Nëse keni diçka për të pyetur, ose nëse ndonjëri nga dhjetë personat që keni pranë ka ndonjë pyetje, ne kemi këtu Zonjën tonë të Parë të mrekullueshme, e cila po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh presidenti amerikan.

Pasuan disa sekonda heshtje, përpara se koordinatori i telefonatës të përgjigjej: “Zoti President, nuk mendoj se kemi ndonjë pyetje për momentin”.

Më pas, republikani iu drejtua, sipas PBS NewsHour, një piloti të Forcave Ajrore Amerikane që shërben jashtë vendit dhe e pyeti nëse do ta shkëmbente karrierën ushtarake me një jetë luksoze në një apartament nën çati në Nju Jork, duke pasur pranë një grua të bukur si Melania.

“A do ta shkëmbeje këtë jetë, duke fluturuar me këta avionë të bukur që i do aq shumë?”, e pyeti presidenti amerikan, duke shtuar: “Është një pyetje e vështirë, ki kujdes çfarë përgjigjeje do të japësh!”.

Piloti e refuzoi propozimin hipotetik të Trump, duke shpjeguar se dashuria e tij për avionët daton që nga fëmijëria dhe se nuk do ta shkëmbente ëndrrën e tij me asnjë nga lukset që i përshkroi presidenti.

Gjatë telefonatës, Trump shprehu gjithashtu pritshmërinë se do të ketë një bashkëpunim konstruktiv me demokratët, të cilët pritet të marrin shumicën në Kongres, por theksoi se nuk do të hezitojë të përdorë të drejtën e vetos.

“Thjesht do të vendosim veto, veto, veto, derisa të kemi një legjislacion që të jetë i shkëlqyer për të gjithë”, deklaroi ai.

Megjithatë, Trump shprehu shpresën se do të arrijë të bashkëpunojë me demokratët për çështje të caktuara.

“Kam ndjesinë se në fund do të kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dypartiak me demokratët, përmes së cilës do të mund të trajtojmë shumë çështje të ndryshme, përfshirë kujdesin shëndetësor.  Ndoshta do të arrijmë më shumë sesa do të arrinim përmes mënyrës më tradicionale”, u shpreh presidenti amerikan.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.