Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përbal... Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës
AKTUALITET

“Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJKKO pranon provat e reja: Mësoje Festimin të thotë…

P
Piranjat27 November 2026, 13:32 · 3 min lexim
“Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe

Prokuroria e Posaçme ka sjellë prova të reja në gjyqin që për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ku të pandehur janë Dritan Rexhepi dhe 6 persona të tjerë.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme vendosi t’i pranojë këto prova, që përfshijnë biseda nga aplikacioni Sky ECC, komunikime mes Dritan Rexhepit, Gentian Funiqit, Altin Hajrit dhe Geraldo Martinit.

SPAK deklaroi në gjyq se të pandehurit janë identifikuar përmes kodeve duke komunikuar me njëri tjetrin për ngarkesën e drogës dhe për rrëmbimin e Jan Prengës.

Sipas SPAK, të pandehurit flasin me njëri tjetrin në vitin 2020 për rrëmbimin dhe ka mesazhe që i janë dërguar vëllait të Prengës që ndodhej në burg.

Sipas organit të akuzës është folur edhe për mundësinë e rrëmbimit të babait të Ndrek Prengës, por kanë rrëmbyer Jan Prengën (vëllanë).

Gentian Funiqi ka komunikuar që çështja të hiqej nga SPAK dhe të ndiqej nga një prokurori e zakonshme. Sipas SPAK, bisedat tregojnë që jo vetëm janë të përfshirë në ngjarje, por flasin edhe për motivet, vjedhjen e sasisë së drogës.

Mbrojtja e Dritan Rexhepit kërkon komunikimet konkrete të dala nga skyecc.

SPAK rendit bisedat mes të pandehurve dhe vitet kur janë kryer. Altin Hajri komunikon me Gentian Funiqin nga data 2-4 prill 2020 për Festim Bexhdilin. Altin Hajri: “Ishalla ti mbushim mendjen, do përgatit pak ai”. Të pandehurit vijon SPAK, flasin edhe për ngarkesën e drogës në Ekuador.

SPAK citon komunikimin në korrik 2020: “Të japim noj lek ta heqim nga SPAKu. Mësoje Festimin të thotë kam qenë i stresuar dhe kam folur nga frika”- pra orientonin se çfarë duhet të deklaronte Festim Bexhdili.

Gentian Funiqi komunikon me Dritan Rexhepin dhe përmend Ndrek Prengën, të cilin kërkojnë ta mbajnë nën vëzhgim.

Në 30 janar 2021 Dritan Rexhepi komunikon “paskan dalë ata çunat që zunë për pengun, kanë mbajtur brenda vetëm atë që kishte fol pak”.  Komunikimet për drogën vijojnë edhe në një episod që ishte lagur me ujë deti dhe kërkohej zgjidhje.

Në seancën e radhës 11 dhjetor ora 10 mbrojtja do të bëjë analizën e provave të sjella nga SPAK. Po ashtu gjykata urdhëroi të njoftohet për procesin gjyqësor Korado Keshtenja, i cili është i arrestuar dhe ndodhet në Londër./Top Channel

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.