Adoleshentët abuzojnë se*sualisht me 30-vjeçaren dhe e grabisin

Më 4 nëntor 2025, në Parma të Italisë, një i mitur kontaktoi një 30-vjeçare me origjinë braziliane, për të rënë dakord për një takim seksual. Por, në momentin kur gruaja e lejoi të hynte në apartamentin e saj, aty mbërritën edhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Sipas hetimeve, të tre të rinjtë dyshohet se e përdhunuan gruan me radhë dhe, pas sulmit seksual, i vodhën edhe para dhe bizhuteri.
Gruaja kishte rënë viktimë e një kurthi të planifikuar paraprakisht, siç u zbulua më vonë nga Prokuroria e Bolonjës.
Ditët e fundit, prokuroria ka nxjerrë një urdhër arresti me masën e paraburgimit në burg për dy prej tre të rinjve, ndërsa i pari ishte identifikuar më 12 gusht të këtij viti dhe ishte vendosur në një institucion për të mitur.
“Dhunë brutale, me përçmim të dinjitetit të viktimës”
Bëhet fjalë për një “dhunë brutale, të ushtruar pa asnjë hezitim dhe me përçmim të dinjitetit të viktimës”. Kështu e përshkruajnë hetuesit planin e vënë në zbatim nga tre të rinjtë.
Në vendimin e gjykatës thuhet se 30-vjeçarja është trajtuar pa asnjë respekt, ndërsa grupi i adoleshentëve dyshohet se ka treguar indiferencë të plotë ndaj vuajtjeve të saj, dinjitetit të saj njerëzor dhe, në përgjithësi, ndaj vetë jetës së saj.
Gjithashtu, sipas gjyqtarit, sulmi dyshohet se ishte i paramenduar, veçanërisht nga i riu që organizoi takimin në apartamentin e viktimës. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Tetë ushtarë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në "Luginën e Kokainës"

FOTO/ Vrasja e dyfishtë e babait dhe të birit/ Krimi u planifikua nga gruaja. Zbardhet shkaku dhe mesazhet e koduara

Mali i Zi realizon një nga tetë kushtet e Kroacisë, paguan miliona euro dëmshpërblim

Black Friday: Në cilat vende të Evropës konsumatorët janë më pesimistë për blerjet?

"Diktatorët e inteligjencës artificiale”, Der Spiegel: Musk, Altman dhe miliarderët e teknologjisë synojnë ndikim që u takon qeverive...





