Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
BOTA

Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë

P
Piranjat24 November 2026, 21:06 · 2 min lexim
Aksident i rëndë ajror në Turqi, rrëzohet helikopteri

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit AS-532 Cougar ishte nisur nga Eskisehiri për të zhvilluar një mision stërvitor, por gjatë fluturimit pësoi një aksident. Fillimisht, ministria njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin lokalizuar mbetjet e helikopterit dhe kishin nisur operacionet në zonën ku kishte ndodhur rrëzimi. Më vonë u konfirmua se pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.

Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet turke pritet të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues.

Çfarë dihet për helikopterin AS-532 Cougar?

AS-532 Cougar është një helikopter ushtarak shumëfunksional, me dy motorë, i projektuar për transportin e trupave, evakuimin mjekësor dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ai ka një ekuipazh prej tre personash dhe, në varësi të kushteve të fluturimit, mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, ose gjashtë persona të plagosur me barela. Helikopteri mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 249 deri në 282 kilometra në orë dhe ka një rreze veprimi prej rreth 573 kilometrash. Përveç misioneve të transportit, disa versione të tij mund të pajisen edhe me armatime, përfshirë mitralozë, raketahedhës dhe raketa kundër anijeve.

Ky është aksidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak në Turqi brenda një periudhe prej rreth dy javësh.

Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua në rajonin Yesilirt, në provincën Malatya. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën katër ushtarë.

Edhe në atë rast, Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se shkaqet e rrëzimit nuk ishin përcaktuar ende.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.