Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë
AKTUALITET

FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri

P
Piranjat24 November 2026, 20:52 · 1 min lexim
FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një

Zbulohet identiteti i një prej të arrestuarve ditën e sotme, të dyshuar si autorë të abuzimit seksual me një 13-vjeçare nga Shkodra. Ai është Elton Vrenozi, 49 vjeç, banues në Fier, ndërsa tjetri është Adrian Qerimi, 46 vjeç, banues në Tiranë. Vrenozi u arrestua nga Policia e Fierit, ndërsa Qerimi u kap nga shërbimet e Policisë së Tiranës.

Gjykata ka caktuar për të dy personat masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”, të parashikuara nga nenet 100 dhe 128/b të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme kanë dalë dyshime se 13-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm gjatë qëndrimit të saj në disa qytete të vendit.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Deri më tani, dy persona janë vënë në pranga, ndërsa hetuesit po punojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.