Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij
Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë. Syla ka treguar se gjatë

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, ka ndarë një rrëfim emocional pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë.
Syla ka treguar se gjatë procesit gjyqësor, fëmijët e Liridonës, Dioni dhe Diari, kishin kërkuar që një rrobë me emrat e tyre të dërgohej te varri i nënës.
“Gjatë procesit gjyqësor, na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyrën me emrat e tyre në të t’ia dergojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre”, ka shkruar Syla.
Avokati ka rrëfyer edhe momentin kur kishte takuar njërin nga djemtë e Liridonës, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.
“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t’i përkëdhelja kokën e ëmbël”, ka rrëfyer ai.
Pas vendimit të shkallës së dytë, Syla ka shprehur shpresën që fëmijët së shpejti të mund të vizitojnë varrin e nënës së tyre.
“Sot, u vulos verdikti në shkallë të dytë. Shpresoj që shpejtë Dioni e Diari do të mund të afrohen edhe fizikisht me Liridonën, e t’i sjellin lulet që i kanë përgatitur shumë kohë më parë”, ka shkruar avokati.
Ai ka falënderuar gjyqtarët, prokurorët, hetuesit policorë, ekspertët, mediat dhe shoqërinë civile për punën dhe kontributin e tyre gjatë këtij procesi.
Syla ka theksuar se rasti dëshmoi se askush nuk është i paprekshëm nga fuqia e ligjit.
“Lufta për drejtësi duhet dhe do të vazhdojë. Kjo kauzë ju bëftë dritë e përjetshme Liridonës, qetësi shpirtërore dy engjëjve e familjes së saj”, ka përfunduar Syla.
Lexo edhe
KOSOVA
Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë të ish-burrit

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Vodhi 27 mijë llogari bankare, ky është i riu shqiptar i akuzuar në SHBA. Si ra në kurthin e agjentëve të fshehtë të FBI-së

Mblodhi 190 mijë euro gjoja vuan nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi. Zbardhet dëshmia para hetuesve





