‘Presidenti, një ushtar i bindur i Ramës’, Këlliçi: Përfaqëson vetëm interesat kriminalo-korruptive të kryeministrit
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës ...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës ...
Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyr...
Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe rici...
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 n&eum...
Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efe...
Në Komisionin Parlamentar të Kulturës ditën e sotme zhvillimi i protestave studentore dhe dhuna fizike mes qytetarëve dhe forcave t&eum...
Avokati i njohur Saimir Vishaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është rrëzuar aksidentalisht...
NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në...
Një banesë në fshatin Finiq është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit nga persona ende të paidentifikuar. Pre e grabitjes ka r&eu...
Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...

Aksionet e prodhuesit francez të trenave Alstom, sot ranë deri në 30%, në bursën e Parisit. Për herë të dytë gjatë këtij viti, kompania uli parashikimet financiare, për shkak të problemeve në realizimin e projekteve hekurudhore në Gjermani.
Sipas Reuters-it, Alstom pret tashmë një marzh të korrigjuar të fitimit operativ prej rreth 1% për vitin financiar 2026-2027, nga 6.5% që kishte parashikuar më parë. Kompania paralajmëroi edhe një dalje neto të fluksit të lirë monetar prej 1.5 miliardë eurosh, në ndryshim nga pritshmëritë e mëparshme për një rezultat pozitiv.
Përkeqësimi i parashikimeve erdhi pas rezultateve të dobëta në gjysmën e parë të vitit financiar, kur marzhi i korrigjuar operativ zbriti në rreth -4%, nga 6.4% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Problemet janë përqendruar kryesisht te platforma Coradia Max, e përdorur për trenat rajonalë në Gjermani. Vështirësitë teknike, vonesat në proceset e certifikimit dhe nevoja për testime shtesë kanë penguar prodhimin dhe dorëzimin e trenave, duke rritur kostot e projekteve.
Kompania ka ulur gjithashtu objektivin e prodhimit për vitin financiar në rreth 4 mijë vagona, nga 4,400-4,500 të parashikuar më parë. Ndërkohë, rritja organike e shitjeve pritet të jetë në intervalin e ulët deri mesatar njëshifror, kundrejt parashikimit të mëparshëm prej rreth 5%.
Pavarësisht problemeve me përfitueshmërinë, të ardhurat e Alstom u rritën me 3% në gjysmën e parë të vitit financiar, duke arritur në 9.3 miliardë euro. Porositë e reja arritën në 11 miliardë euro, nga 10.5 miliardë euro një vit më parë.
Fluksi i lirë monetar rezultoi negativ me 1.25 miliardë euro gjatë gjashtëmujorit, ndërsa borxhi neto u rrit në 1.1 miliardë euro në fund të shtatorit, nga 400 milionë euro në fund të marsit.
Për të përmirësuar gjendjen financiare, bordi drejtues i Alstom ka nisur shqyrtimin e masave për uljen e borxhit me rreth 2 miliardë euro deri në shtator 2027. Kompania synon të ruajë vlerësimin e saj të kreditit në kategorinë e investimit.
Drejtori Ekzekutiv, Martin Sion, i cili mori drejtimin e kompanisë në prill, deklaroi se rishikimi i projekteve ka identifikuar probleme që kërkojnë masa të menjëhershme për përmirësimin e operacioneve.
Alstom synon normalizimin e rezultateve financiare duke filluar nga viti financiar 2027-2028, ndërsa në periudhën afatmesme mban objektivin për një marzh të korrigjuar operativ prej 8-10%.
Kompania pritet të publikojë rezultatet e plota financiare të gjashtëmujorit më 17 nëntor./Monitor
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), Josef Aschbacher, do të zhvillojë këtë javë një...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – siç ka k...
Ukraina dhe Rusia kanë raportuar sulme të njëpasnjëshme kibernetike ndaj aplikacioneve të tyre të emergjencave, duke shkaktuar shp...
Samsung po sjell një funksion të avancuar në pajisjet e saj inteligjente, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve serioz...
“OpenAI” po përgatit ngritjen e një qendre të posaçme operacionale për monitorimin e zgjedhjeve të mesmandatit n&eu...
Zgjedhja e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance për t’u veshur si Abloh Dumbledore për Halloween, ndërsa mbante në krah&e...
Reshjet e dendura të shiut dhe rreziku i përmbytjeve kanë vënë në gatishmëri disa zona të Italisë. Autoritetet kan&...
Një sulm kibernetik ka shkaktuar një incident të pazakontë në disa supermarkete në Suedi, ku temperaturat në frigoriferë...
Të paktën 11 palestinezë, mes tyre edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç, janë vrarë nga sulmet izraelite në Rri...
Kryeministri belg, Bart De Wever, i ka paraqitur dorëheqjen këtë të hënë Mbretit Philippe, pasi qeveria e tij dështoi në...