Vetëm paundi britanik fiton ndaj lekut, ja me sa blihen dhe shiten valutat e huaja në tregun shqiptar
Euro vijon të këmbehet në nivele të qëndrueshme në tregun valutor shqiptar. Sipas kursit të këmbimit për ditë...
Euro vijon të këmbehet në nivele të qëndrueshme në tregun valutor shqiptar. Sipas kursit të këmbimit për ditë...
Ngjarja e rëndë me dy viktima në fshatin Demiraj të Gjilanit ka sjellë reagimin e ministres së Drejtësisë në Kosov...
Të martën, më 3 nëntor, në Shtetet e Bashkuara zhvillohen zgjedhjet. Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kus...
Mbi 20 për qind e arrestimeve të protestuesve gjatë javëve të fundit janë vlerësuar të paligjshme nga Prokuroria dhe Gj...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën se Rusia ka humbur 54,400 ushtarë të vrarë ose të plagosur r&e...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesat...
Pacientët shqiptarë janë përballur me rreth 11.3 milionë lekë kosto shtesë për barnat, për shkak të munges&eum...
Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë, i njohur si Check-up, ka përfituar rreth 902 milionë lekë pagesa për 489,132 kontrolle t&e...
Dashi Dite shume e veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marsi do provokojnë fantazinë dhe pasionin ndërmjet...
Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. Ky proces, i cili konsiderohe...
Pacientët shqiptarë janë përballur me rreth 11.3 milionë lekë kosto shtesë për barnat, për shkak të mungesës së kontraktimit të alternativave të para të rimbursueshme gjatë vitit 2025. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për 24 barna është përdorur alternativa e dytë, ndërsa auditimi ka evidentuar probleme më të gjera me listën e barnave të rimbursueshme, përfshirë 200 barna pa kontratë dhe qindra të tjera pa konsum të raportuar.
Sipas raportit të KLSH-së mbi zbatimin e buxhetit 2025, për 24 barna, mungesa e kontraktimit të alternativave të para ka sjellë përdorimin e alternativave të dyta, duke krijuar një kosto shtesë për pacientët, të përllogaritur në rreth 11.3 milionë lekë. Kjo do të thotë se problemet me kontraktimin nuk kanë mbetur vetëm në nivel administrativ, por kanë pasur ndikim financiar të drejtpërdrejtë te qytetarët që marrin barna përmes skemës së rimbursimit.
Nga verifikimi i listave të rimbursimit janë gjetur gjithsej 200 barna pa kontratë, nga të cilat 64 rezultojnë me konsum të raportuar dhe me pagesa rimbursimi. Për alternativat e vetme dhe të para të rimbursuara pa kontratat përkatëse, vlera e rimbursimit ka arritur në rreth 10.13 milionë lekë.
Po kështu, problem mbetet disponueshmëria e tyre në treg. KLSH ka identifikuar 373 barna pa konsum të raportuar, përfshirë 77 alternativa të para, për të cilat nuk rezultojnë të dokumentuara analiza apo verifikime mbi shkaqet e mungesës së konsumit. Auditimi thekson se nuk është kontrolluar në mënyrë të mjaftueshme nëse këto barna kanë qenë realisht të disponueshme në treg.

366 milionë lekë fonde të pashfrytëzuara, penalitete të paaplikuara
Problemet me administrimin e barnave janë konstatuar në një kohë kur fondet e planifikuara për rimbursim nuk janë shpenzuar plotësisht. Gjatë vitit 2025, shpenzimet për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve janë rritur me 2.9% krahasuar me vitin 2024, por realizimi ka arritur vetëm në 97.1% të planit vjetor.
Si rezultat, 366 milionë lekë kanë mbetur të pashfrytëzuara, ndërkohë që auditimi gjen kosto shtesë për pacientët dhe mangësi në kontraktimin e barnave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu mangësi në kontrollet ndaj depove farmaceutike dhe në verifikimin e furnizimit me barna. Pavarësisht problemeve të raportuara, janë kryer vetëm tri kontrolle tematike, ndërsa planifikimi i tyre nuk është mbështetur në një analizë të dokumentuar të riskut.
Mangësitë në koordinimin ndërmjet institucioneve dhe në ndjekjen e detyrimeve kontraktuale janë shoqëruar edhe me mosaplikimin e penaliteteve të përllogaritura në shumën 42 milionë lekë. Gjithashtu, kontrollet e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk kanë përfshirë të gjithë mjekët që rezultonin me tejkalim të pragut të përcaktuar të rimbursimit./ekofin.al
Sa më i madh motori dhe sa më e vjetër makina, aq më e lartë do të jetë pagesa e taksës vjetore që do të shly...
Fondet shtesë që qeveria parashikon për politikat e reja të pensioneve dhe bonusin e pensionistëve në vitin 2027 përfaqë...
Gazetari i njohur Klodian Tomori tha se ndryshimet në paketën fskale që prezantoi sot kryeministri Edi Rama janë “dërrmuese&rdquo...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve...
Fëmijët janë grup-mosha më e rrezikuar nga varfëria në Shqipëri, me një probabilitet pothuajse dy herë më t&...
Pas humbjes së koalicionit të udhëhequr nga ish-presidenti, i cili kishte qenë në pushtet për katërmbëdhjetë vjet...
Aktivitetet kulturore janë ndikuar nga protestat që u përshkallëzuan me përplasje të dhunshme në Tiranë. Të pakt&e...
Qytetarët që zotërojnë automjete të dala jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë p...
Një avari në tubacionin kryesor të ujësjellësit ka lënë pa ujë të gjithë qytetin e Vlorës. Defekti ë...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...