Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit!
Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve dre...
Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve dre...
Është shtyrë për nesër në orën 13:00 seanca për ish-drejtoreshën e Shish Vlora Hyseni në Apelin e Posaç...
Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajto...
Një qytetar i irrituar ka denoncuar bankën e nivelit të dytë Raiffaisen me filial te Komuna e Parisit në Tiranë, se i ka vjedhur ...
Shqiptarët po largohen në numër gjithnjë e më të madh drejt Italisë. Gjatë vitit 2025, autoritetet italiane lëshua...
Një nga episodet lidhet me një ministër të qeverisë, i cili dyshohet se mund të ketë tentuar ta përfshinte gazetaren n&...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj kreut të shtetit, pas dekretimit nga ana e këtij të fundit të hartës ...
Protesta studentore po zgjerohet në ambientet universitare, ku të rinjtë vijojnë t’u bëjnë thirrje kolegëve të tyr...
Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe rici...
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 n&eum...

Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe riciklimi, parashikohen në një projektvendim të ri të qeverisë. Nisma përcakton detyrime për prodhuesit, importuesit dhe distributorët, si dhe krijon një sistem të integruar për menaxhimin e baterive gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Projektvendimi përcakton se në treg mund të vendosen vetëm bateri që përmbushin kërkesat për sigurinë, qëndrueshmërinë, performancën, etiketimin dhe informacionin për konsumatorët. Gjithashtu, vendosen kufizime për përdorimin e substancave të rrezikshme dhe detyrime për deklarimin e gjurmës së karbonit dhe përmbajtjes së materialeve të ricikluara.
Një nga risitë kryesore është pasaporta dixhitale e baterisë, e cila do të mundësojë identifikimin dhe gjurmueshmërinë e saj, përmes një identifikuesi unik dhe kodit QR. Sistemi do të përmbajë të dhëna për karakteristikat, performancën dhe qëndrueshmërinë e baterisë, duke lehtësuar kontrollin dhe transparencën përgjatë zinxhirit të furnizimit.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit. Prodhuesit dhe importuesit do të duhet të regjistrohen dhe të marrin përsipër përgjegjësitë financiare dhe organizative për grumbullimin dhe menaxhimin e baterive pasi ato kthehen në mbetje. Kjo do të realizohet individualisht ose përmes organizatave të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, të cilat do të financojnë funksionimin e sistemit.
Projektvendimi parashikon gjithashtu krijimin e një rrjeti kombëtar me rreth 5 mijë pika grumbullimi për bateritë portative, si dhe objektiva të posaçëm për grumbullimin, trajtimin, riciklimin dhe rikuperimin e materialeve. Në këtë mënyrë synohet të shmanget hedhja e baterive në mbetjet e zakonshme dhe depozitimi i tyre në landfill, duke nxitur ripërdorimin dhe rikthimin e materialeve në ciklin ekonomik.
Rregullat e reja do të përfshijnë pesë kategori baterish: bateritë portative, bateritë SLI, të përdorura kryesisht në automjete, bateritë industriale, bateritë për mjetet e lehta të transportit (LMT) dhe bateritë për automjetet elektrike (EV). Përveç menaxhimit të mbetjeve, projektvendimi vendos edhe detyrime për kujdesin e duhur në zinxhirin e furnizimit, me qëllim identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve mjedisore dhe sociale që lidhen me nxjerrjen dhe përpunimin e lëndëve të para.
Sipas relacionit shoqërues, në vitin 2026 në tregun shqiptar vlerësohet të jenë vendosur rreth 7 423 ton bateri, ndërsa deri në vitin 2035 kjo sasi pritet të arrijë në 10 292 ton. Për krijimin e infrastrukturës së re parashikohen investime fillestare prej 250 mijë deri në 350 mijë euro për vendosjen e pikave të grumbullimit, si dhe 130 mijë deri në 162.5 mijë euro për mjetet e grumbullimit dhe transportit.
Kostot e funksionimit të sistemit do të mbulohen kryesisht nga prodhuesit dhe importuesit përmes skemave të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, pa parashikuar financim të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për aktivitetet e grumbullimit, trajtimit dhe riciklimit.
Projektvendimi përbëhet nga 11 krerë, 89 nene dhe 14 shtojca, ndërsa parashikon edhe forcimin e mbikëqyrjes së tregut, kontrollet dhe masat administrative ndaj operatorëve që nuk përmbushin detyrimet. Me hyrjen në fuqi të tij do të shfuqizohet VKM nr. 866, datë 4 dhjetor 2012, për bateritë dhe akumulatorët dhe mbetjet e tyre.
Në thelb, risia e këtij projektakti është kalimi nga një sistem i fokusuar te menaxhimi i baterive si mbetje, drejt një modeli të plotë që vendos përgjegjësi për çdo fazë të jetës së tyre, duke përfshirë prodhimin, gjurmueshmërinë, përdorimin, ripërdorimin dhe riciklimin./ekofin.al
Rreth 200 kilometra rrugë në Shqipëri do të monitorohen nga sistemet e reja inteligjente. Policia e Shtetit ka nisur përgatitjen e efe...
Avokati i njohur Saimir Vishaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është rrëzuar aksidentalisht...
Një banesë në fshatin Finiq është grabitur mbrëmjen e 31 tetorit nga persona ende të paidentifikuar. Pre e grabitjes ka r&eu...
Ambasadorja Marleen Monster u takua me Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
Projektbuxheti i vitit 2027 është shoqëruar me debate në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku përfaq&eum...
Rregulla të reja për bateritë dhe mbetjet e tyre, nga prodhimi dhe importi, vendosja në treg, përdorimi e deri te grumbullimi dhe ricik...
Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, teksa të rinjtë vijojnë thirrjet për bojkotim të mësimit. Një gr...
Komisioni Evropian i është përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga Diaspora Akademike për protestat studentore dhe problematikat n...
Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjes&eu...
Sot në orën 13:00 do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca për shqyrtimin e kërkesës për...