Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën
AKTUALITET

Aktivisti në protestë: Studentët të nxjerrin kandidatin e përbashkët për Bashkinë e Tiranës

P
Piranjat 7 November 2026, 15:11 · 2 min lexim
Aktivisti në protestë: Studentët të nxjerrin kandidatin e

Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka bërë thirrje që studentët të organizohen në një lëvizje, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët.

Ai tha se pasi studentet te nxjerrin kandidatin e tyre, të ftohen edhe partite politike per ta mbeshtetur.

“Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do kenë mbështetjen totale të popullit. E di që shumë persona thonë pse po na nxitojnë. Serbia e tha shembullin. Populli duke parë Serbinë mendon se kjo është zgjidhja.

Duhet ti mbështesim studentët dhe ti lejojmë të krijojnë lëvizjen e tyre, të nxjerrin kandidatë. Objektivi duhet të jetë që të nxjerrin një kandidat të përbashkët, të mos ketë logo partie. 
 
Studentët duhet të organizohen dhe nga studentët të nxirret kandidati dhe më pas ti bëhet ftesë çdo partie politike që ta mbështesë. Misioni konkret është marrja e bashkisë së Tiranës” , tha aktivisti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.