Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
INVESTIGIME

Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pije

P
Piranjat 7 November 2026, 13:02 · 8 min lexim
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e

Një njohje e cila në fillim dukej si një histori e bukur dashurie, nga ato që shohim vetëm në filma, por që shpejt u kthye në diçka që ndryshon njëherë e mirë jetën e një gruaje.

Ai person është shfaqur në fillim si person shumë i mirë, shumë i përkushtuar. Ka pasur interes shumë të lartë.Por më vonë, siç thotë Anxhela, 25-vjeçari që kishte përkrah nisi ta dhunonte. Ata kanë qenë edhe bashkë në një ambient familjar dhe, në momentin e parë që e ka goditur, ka qenë në kushte jo edhe shumë të mira emocionale dhe nuk ka pasur mundësi të reagoja, sepse dhuna fizike ka filluar pikërisht në këtë moment.

Këtë gjë ia ka treguar nënës së saj, por, duke qenë në trysninë e njerëzve se çfarë do të thonë, ajo më ka thënë: “Mos e lër, se do të të kërkojë falje”.

Një këshillë që thuajse në të gjitha rastet është ftesë e familjarëve për të duruar dhunën, me qëllim të vetëm moskthimin e vajzës në shtëpinë e prindërve, ndërkohë që edhe Gersi do të bënte një hap prapa, për të dëshmuar dashurinë dhe besnikërinë ndaj partneres, duke u shfaqur me një buqetë me lule.

Dhe pas luleve, situata do të ishte e njëjtë. Ku, sipas saj, një episod i ndodhur në një drekë familjare ka qenë në tualet bashkë me vjehrrën. Në momentin që është kthyer në tavolinë bashkë me vjehrrën, ai më ka thyer telefonin. Një gjest që ata e dinin dhe e dinin shumë mirë se çfarë djali kishin. Por thjesht, për sytë e botës, djali i tyre ka qenë më i miri.

Sipas Anxhelës, ky presion nuk vinte vetëm nga marrëdhënia me partnerin, sepse shumë shpejt edhe marrëdhënia me familjen e saj do të vihej në provë. Një drekë familjare që nuk u zhvillua kurrë do të bëhej shkak për një konflikt absurd që do të përfshinte, pa dijeninë e tij, edhe babain e Anxhelës. Sidoqoftë, kjo situatë me drekën e pashtruar u kapërcye dhe, mes debateve, xhelozive dhe konflikteve të tre viteve fejesë, çifti caktoi datën e martesës.

E cila erdhi edhe me një dhuratë të papritur, ku Anxhela do të merrte vesh lajmin e shtatzënisë dhe, për 9 muaj, çdo gjë do të ishte në rregull.

Një jetë si në ëndrra të bukura për një 20-vjeçare që po bëhej nënë për herë të parë.

Pavarësisht disa pakënaqësive nuse-vjehrrë, që janë të zakonshme në ambientin familjar, qëndrimi në familjen e Gersit ndikonte që kontrolli mbi jetën e saj dhe izolimi të ishte gjithnjë e më i madh dhe, përtej izolimit, edhe sjellja e dhunshme e bashkëshortit, që me sa duket shoqërohej me një indiferencë të vazhdueshme të familjarëve të tij. Pas 9 muajsh, Anxhela do të sillte në jetë vajzën. Një moment që, në vend të gëzimit në familje, do të shënonte fillimin e shumë problemeve të tjera.

Kësaj radhe edhe me prindërit e bashkëshortit.

Ndërkohë, 11 muaj pas lindjes së vajzës, Anxhela mori lajmin se do të bëhej nënë për herë të dytë. Por edhe kjo lumturi për ardhjen në jetë të trashëgimtarit, për nënën e re, do të zgjaste shumë pak, sepse keqtrajtimi nga i shoqi nuk do të kishte fre as për gjërat më të pakuptimta.

Bëhet fjalë për një udhëtim që Anxhela bëri me prindërit e saj në qytetin e Korçës, ku, sipas Gersit, bashkëshortja kishte bërë një gabim të pafalshëm vetëm pse kishte fjetur në dhomë me familjarët e saj.

Dhe ky konflikt do të shndërrohej në dhunë fizike, me fëmijët dëshmitarë të skenave të shëmtuara.Pavarësisht situatës së ndodhur, nëna e re, bashkë me dy të vegjlit, vendos të qëndrojë edhe njëherë, ndoshta me shpresën se ajo çfarë kishte ndodhur do të ishte hera e fundit. Por më kot, sepse, përveç dhunës, ndryshimit të premtuar do t'i kthehej edhe kontrolli i vazhdueshëm i lëvizjeve të saj, duke i vendosur GPS.

Kjo bisedë do të pasohej me një veprim tashmë të kthyer në rutinë për 32-vjeçaren: largimin për të disatën herë nga shtëpia e bashkëshortit, për t'u kthyer përsëri pas pak kohësh. Pra, një tentativë për t'u larguar vetëm nga familjarët e burrit, me të cilin, pavarësisht dhunës së vazhdueshme që denoncon, mendon se duhet të vazhdojë jetën e përbashkët, duke marrë një shtëpi me qira.

Por ajo që do ta priste do të ishte edhe më e tmerrshme për të. Sepse, sipas asaj që thotë Anxhela, për rreth dy javë me radhë, me vetëdijen e tij të plotë, në pijen që konsumonte, ai i kishte dhënë një medikament pa dijeninë e saj. Medikamenti në fjalë i përket grupit të antipsikotikëve atipikë. Përdoret kryesisht për të trajtuar dhe menaxhuar disa gjendje të shëndetit mendor dhe sjelljes. Dhe natyrisht që duhet dhënë me recetë të mjekut, pas vizitës së specializuar dhe pas verifikimit të gjendjes psikike të pacientit.

Gjë që Anxhela e mohon kategorikisht.

Piranjat, pasi takuan mjekun Endri Murati, ai pranoi lëvizjen që kishte bërë dhe u shpreh se do të ishte i gatshëm për t'i dalë në krah 32-vjeçares. 

Gjithashtu, Piranjat takuan edhe bashkëshortin e Anxhelës, por ai gjatë gjithë kohës i mëshonte faktit se ish-bashkëshortja e tij kishte qenë e paaftë për t'u kujdesur për dy të vegjlit e tyre dhe mjekimin pa dijeninë e saj e kishte parë si zgjidhjen e vetme të situatës.

Anxhela Gjeta, tashmë e ndodhur pa njërin fëmijë në krah, kërkon që me kohën vajza e saj të bindet se këto veprime janë stisje të familjes së ish-bashkëshortit për t'i kthyer kundër fëmijët e saj./ piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.


 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.