Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
AKTUALITET

'Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme', studentja: Tre muaj protestë, qeveria nuk na dëgjoi

P
Piranjat 7 November 2026, 13:55 · 2 min lexim
'Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme', studentja: Tre muaj

Studentja e Fakultetit të Ekonomisë, ka folur nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se studentët nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo theksoi se pas tre muajsh protestash paqësore, mungesa e një reagimi nga qeveria e ka bërë dorëheqjen e kryeministrit kërkesën e vetme të panegociueshme. Studentja u ndal edhe te mbështetja e Partisë Demokratike, duke kundërshtuar akuzat se opozita kërkon të marrë drejtimin apo autorësinë e protestës.

Fjala e saj: Jam studente në Fakultetin e Ekonomisë. Ne jemi këtu që nga dita e parë dhe jemi bashkuar protestës paqësore dhe kësaj proteste tjetër. Kërkesa e vetme është dorëheqja e kryeministrit, për shkak se, për tre muaj që protestuam në mënyrë paqësore, nuk morëm asnjë përgjigje dhe tani e vetmja zgjidhje është dorëheqja e tij e panegociueshme.

Ne do të vazhdojmë deri ditën që ai të japë dorëheqjen. Prandaj, ne jemi mbledhur sot këtu, bashkë me anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike, që ata të na japin mbështetjen e tyre, duke qenë se të gjithë po na akuzojnë se Partia Demokratike kërkon të përçajë apo të marrë autorësinë e protestës. Jo, nuk është e vërtetë. Është e vetmja parti që po i jep mbështetje protestës sonë si studentë.

Ne kemi filluar që nga selia e PD-së dhe kemi ardhur këtu, para Kryeministrisë, dhe më pas do t'u bashkohemi studentëve te Ministria e Arsimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.